Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Publikohen të dhëna të vitit 2021 për tregun zviceran të punës, me pretendim të paraqiten si aktuale

HIBRID

Faqja “AtdheuLajm” ka publikuar dje me datë 21 janar në Facebook, një artikull me titull “Lajm i mirë për shqiptarët, Zvicra po kërkon punëtor në këto sektore”.

Mbishkrimi në artikull thotë: “Lajm i bukur nga Zvicra…”, ndërsa pas klikimit në vegëzën e dhënë hapet një artikull me të njëjtin titull, i publikuar më 24 nëntor të vitit 2023 nga portali i dyshimtë “atdheulajm.com”.

Pas verifikimit dhe hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pretendimi i dhënë është i vjetër dhe nuk qëndron, si dhe titulli i artikullit është i sajuar dhe nuk përputhet me përmbajtjen e tij.


Vegëza e artikullit të publikuar nga nga faqja ”Atdheu Lajm” në Facebook::

https://www.facebook.com/atdheulajm/posts/pfbid0WzFESFBinLi348Cpm8pEiNHBTmKzUqmZkDZbDomf9Rp9Un3n4cuMyTYm3xCadueAl


Hibrid.info ka trajtuar edhe më herët pretendime të ngjashme, ku ka gjetur artikullin e publikuar në kohë reale (22 janar 2022) nga disa media. (shih këtu dhe këtu)

Pasi që në artikujt e publikuar flitet për vendet e lira të punës në Zvicër, hibrid.info ka kërkuar për të dhënat e fundit të Zvicrës sa i përket kësaj çështjeje.

Bazuar nga të dhënat e publikuara nga kompania “x28 AG”, e cila mbledh dhe ofron të dhëna për tregun zviceran të punës, tregohet për mbi 250 mijë vende të lira pune aktualisht. (shih këtu dhe këtu)

Po ashtu hibrid.info ka gjetur edhe njoftimin e agjencisë së rekrutimit “JobCloud” të postuar me datë 18 janar 2022 në median sociale në Twitter, e cila kishte njoftuar se gjatë vitit 2021 kishte 40 për qind më shumë vende të lira pune në të gjitha rajonet në Zvicër. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info, është vërtetuar se një portal i dyshimtë ka publikuar një artikull me pretendim të rremë se Zvicra po kërkon punëtorë në disa sektore.

Pas hulumtimit janë gjetur artikuj dhe të dhëna që dëshmojnë se portali ka publikuar të dhëna të vjetra që ekzistojnë që nga viti 2021 sikurse të jenë aktuale, ndërsa të dhënat aktuale të kompanive zvicerane që merren me kërkesat e tregut për punëtorë, tregojnë se janë mbi 250 mijë vende të lira pune, por pa specifikuar cilat sektore janë ato.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere