Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet artikull me titull të rremë dhe fotografi jo adekuate

HIBRID

Portali i dyshimtë “ingazetaa.com” ka publikuar një artikull me titull “A do të ketë prap karantinee, Ja përgjigja e papritur nga Ministrisë qe…”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, duke vërtetuar se i njëjti ka titull të sajuar, ndërsa në përmbajtje gjendet një pjesë e fjalimit të ministres së Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info përmes makinave të kërkimit, është gjetur artikulli i publikuar me fjalimin e ministres Manastirliu e cila, në Kuvendin e Shqipërisë me datë 20 dhjetor, kishte prezantuar aktin normativ për marrëveshjen me Pfizer, për sigurimin e 3 milionë dozave të vaksinave.

Pra, pretendimi rreth rikthimit të karantinës, i bërë në këtë artikull, rezulton të jetë pa vërtetë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “ingazetaa.com”:

https://ingazetaa.com/a-do-te-kemi-prap-karantinee-ja-pergjigja-e-papritur-nga-ministria-qe/?fbclid=IwAR1XdkMDWF5FXR9dlabv65w4Pq8NH9rcFvhCB0knWmJhs-Xax05XFmKr8yg

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta” e cila numëron mbi 190 mijë ndjekës, vegëzën e të cilit mund ta gjeni këtu.

Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar më 20 dhjetor nga portali shqiptar “dosja.al”.

https://dosja.al/masat-pas-festave-manastirliu-me-3-doza-vaksine-mbrojtja-mbi-80-nga-omicron/


Gjithashtu, portali i dyshimtë “ingazetaa.com” në këtë artikull të publikuar ka përdorur një fotografi jo shumë të qartë që vërehet një automjet (kombi) i policisë.

Në bazë të asaj që duket në fotografi, vërehet automjeti i paraqitur në imazh i përket policisë së Maqedonisë së Veriut. Nga kjo mund të konstatohet që, përveç titullit, artikulli përmban edhe fotografi që nuk përputhet me përmbajtjen.

Për ta dëshmuar një gjë të tillë, hibrid.info ju sjellë disa dëshmi që vërtetojnë se fotografia e përdorur në këtë artikull i përket automjetit të policisë së Maqedonisë së Veriut. (shih këtu, këtu, këtu).


Analiza:

Portali i dyshimtë “ingazetaa.com” ka publikuar një artikull me titull të rremë, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Gjithashtu, këtij artikulli i është vënë fotografi jo adekuate në të cilën shihet një automjet që i takon policisë së Maqedonisë së Veriut, ndërsa lajmi ka të bëjë me një fjalim të ministres së Shëndetësisë në Shqipëri.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere