Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se ushtarët e Kosovës janë përleshur me Hamasin në Gaz… Të fundit | Shakaja për prejardhjen shqiptare të George Washingtonit vazhdon të paraqit… Të fundit | Vuçiq nuk është arrestuar Të fundit | Masat e disa shteteve për situata të mundshme emergjente ndërlidhen pa bazë… Të fundit | Hadley nuk ka bërë deklaratën e pretenduar për Gjykatën Speciale Të fundit | Titulli nuk tregon se bëhet fjalë për Malajzinë, ndërsa artikulli përmban p…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia nuk korrespodon me përmbajtjen

FATBARDH DEMA

Portali i dyshimtë “televizioni-24.com” ka publikuar sot (1 shkurt) një artikull me titull “Sulmuesi i Milanit refuzon Partizanin: Nuk dua të vij në Tiranë”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se fotografia e këtij artikulli nuk korrespodon me përmbajtjen.

Në përmbajtje gjendet lajmi për futbollistin serb të Milan-it, Marko Lazetiq, i cili ka refuzuar që t’i bashkohet nw formw huazimi skuadrës Partizani nga Tirana.

Mirëpo, në fotografi gjendet futbollisti italian, Pietro Pellegri, i cili ishte pjesë e Milan-it, ndërsa aktualisht është pjesë e skuadrës së Torino-s.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “televizioni-24.com”:

https://televizioni-24.com/2023/02/01/sulmuesi-i-milanit-refuzon-partizanin-nuk-dua-te-vij-ne-tirane/?fbclid=IwAR2Oj9pgR2fwZGvo6FNc8besdkMUSma2ImjiWJ6fsX3QTjrsHB6wtPBW6wo

Ky artikull me fotografi jo adekuate është shpërndarë edhe në median sociale Facebook nga faqja “Albania Team”, e cila numëron mbi 150 mijë ndjekës. (shih këtu)


Në përmbajtje të artikullit, citohet mediumi në gjuhën serbe “Informer.rs”, i cili kishte raportuar për refuzimin e Lazetiqit që t’i bashkohet skuadrës shqiptare, Partizani. (shih këtu)


Se në imazhin e përdorur nga “televizioni-24.com” është Pellegri e jo Lazetiqi, siç pretendohet, hibrid.info ka gjetur artikuj të publikuar nga mediumet italiane në lidhje me futbollistin italian, ku është përdorur fotografia e njejtë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “televizioni-24.com” ka publikuar një artikull lidhur me futbollistin serb të Milan-it, Marko Lazetiq, i cili ka refuzuar të transferohet te skuadra shqiptare Partizani.

Mirëpo, portali i dyshimtë në këtë artikull duket se ka vendosur gabimisht imazhin e ish-futbollistit italian të Milan-it, Pietro Pellegri.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere