[email protected]
Selmanaj nuk ka thënë se do t’i fitojë zgjedhjet nëse bëhet kryetar i LDK-së
shape
shape
shape

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull me titull “Driton Selmanaj: Nëse unë bëhem kryetar LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare”.

I njëjti artikull rezulton të ketë titull të sajuar, ndërsa përmbajtja përbëhet nga një lajm i modifikuar, krahasuar me autentikun.

Shkrimi ka të bëjë me anëtarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Astrit Haraqija, i cili ditë më parë përmes një fotografie me Ukë Rugovën ka treguar se nuk do të jenë kandidat për kryetar të partisë. Këtë shkrim e kanë përdorur portalet e dyshimta, të cilin e kanë modifikuar për të pretenduar rrejshëm se lajmi ka të bëjë  zëvendëskryeministrin në detyrë, Driton Selmanaj.

Teksti i artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “todayneës54.com” dhe “todayneës35.com”:

Driton Selmanaj:Nëse Unë Bëhem Kryatar LDK-Ja Do Ti Fitojë Zgjedhjet E Ardhëshme Parlamentare

Driton Selmanaj antarë i kryesisë në LDK,sipas disa informatave brenda nga LDK do të jetë njëri nga kandidatët për kryetarë të kësaj partie. Ndryshe, 355 delegatë nga 38 degë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të vendosin se kush do të udhëheq me këtë parti për dy vitet e ardhshme. Me datë 14 mars, nga të gjitha komunat në Kuvend zgjedhor do të mblidhen për të dhënë votën e tyre, derisa, atë ditë zyrtarisht do të dihet edhe kush janë pretendentët për të udhëhequr subjektin më të vjetër politik në Kosovë. Kandidimi për kryetar bëhet në Kuvend. Secila kandidaturë duhet të miratohet me 50 për qind plus 1 të delegatëve të pranishëm. Në rast se Kuvendi nuk aprovon më shumë se një kandidaturë, atëherë Kuvendi vendos për mënyrën e përzgjedhjes dhe votimit për Kryetar. Kryetari i LDK-së njëkohësisht është kryetar i Kuvendit, i Këshillit të Përgjithshëm dhe i Kryesisë së LDK-së.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “todayneës54.com” dhe todayneës35.com”:

https://todaynews54.com/2021/03/02/driton-selmanajnese-une-behem-kryatar-ldk-ja-do-ti-fitoje-zgjedhjet-e-ardheshme-parlamentare/?fbclid=IwAR3GuQPwSgYmswDnnodR6QfRnDIw08zxHu2G0dF3PsOGgdPq1zRjh1379-M

https://todaynews35.com/archives/1693?fbclid=IwAR0WGjiO1AGUzhyJg7OAJJ4vKphAINs-i-lvAL0VtDhtKHTe4FuOC3kCJsI


Më poshtë mund të gjeni vegëzën e artikullit autentik të publikuar në kohë reale nga portali “kosova.info”.

https://kosova.info/a-po-paralajmerohet-me-kete-foto-kandidimi-i-djalit-te-rugoves-per-kryetar-te-ldkse/

Analiza:

Këto portale të dyshimta kanë përdorur një lajm që ka të bëjë me anëtarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Astrit Haraqija dhe djalin e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Ukën, të cilin shkrim më pas e kanë modifikuar duke pretenduar rrejshëm se fjala është për Driton Selmanajn. Gjithashtu, këtij artikulli i është vënë titull i sajuar.

Këto shkrime janë shpërndarë në Facebook përmes faqeve “Gazeta Aktive” dhe “Gazeta Arbëria”. Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull vlerësohet si “lajm i rremë” dhe “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others