Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet artikull me titull të sajuar për kushtet e punës në Gjermani

FATBARDH DEMA

Faqja “Atdheu Lajm” ka postuar në Facebook me datë 5 mars një artikull me titull “Gjermania ka nevojë për 400 mijë punëtorë, ja kushtet që kërkohen”.

Artikulli është publikuar më 2 shkurt nga portali i dyshimtë “atdheulajm.com”, pastaj më 5 mars është ri-postuar në Facebook nga faqja me po të njëjtin emër.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, që nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje thuhet “Sipas të dhënave të Institutit për Studimet e Tregut të Punës dhe Profesionit, nevojiten rreth 400.000 forca pune në vit për të përmbushur boshllëqet në tregun gjerman të punës”.

Pra, nuk është e vërtetë që shteti gjerman ka treguar kushtet në lidhje me këto vende të lira pune.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Atdheu Lajm”:

https://www.facebook.com/atdheulajm/posts/pfbid0aKavHLVugBj4T9eekcRJMefB2s4ADndZ3RJ62R7QGsGEPFeb4NRxMLvRgkbBuoB4l


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në mediumin gjerman në gjuhën shqipe “Deutche Welle”. (shih këtu)

Në këtë artikull, krahas nevojës nga shteti gjerman për punëtorë të rinj, thuhet se drejtuesja e Agjencisë Federale të Punës, Andrea Nahles kishte shprehur dyshime për ligjet gjermane të imigrimit, duke shtuar se kohët e gjata të pritjes për vizë në konsullata krijojnë disavantazhe kundrejt vendeve të tjera.


Analiza:

Faqja në Facebook “Atdheu Lajm” ka publikuar një artikull me titull të sajuar duke pretenduar “Gjermania ka nevojë për 400 mijë punëtorë, ja kushtet që kërkohen”.

Në përmbajtje bëhet e ditur se nevojiten 400 mijë forca pune në vit për të përmbushur boshllëqet në tregun e punës. Pra, nuk paraqitet asnjë kusht në lidhje me plotësimin e këtyre pozitave të punës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere