[email protected]
Lajmi për miratimin e ligjit për emigrantët në Gjermani, është i vjetër
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “ingazetaa.com” ka publikuar dje (17 shkurt) një artikull me titull “Gjermania miraton ligjin e ri për të huajt ja si të merrni leje qëndrimi”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i vjetër, i publikuar në korrik të vitit 2022.

Në përmbajtje të artikullit bëhet e ditur se “ky ligj, synon t’i japë fund praktikës së deritanishme të zakonshme të emigrantëve të paligjshëm dhe dëbimit të tyre. Nëse miratohet nga Bundestagu, sipas projektligjit aktual, atyre do t’u jepet një leje qëndrimi njëvjeçare, ndërsa të rinjve një leje deri trevjeçare”.

Pra, portali i dyshimtë është munduar që këtë artikull të vjetër (korrik 2022) ta paraqesë si aktual.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali i dyshimtë “ingazetaa.com”:

https://ingazetaa.com/wp/gjermania-miraton-ligjin-e-ri-per-te-huajt-ja-si-te-merrni-leje-qendrimi/?fbclid=IwAR0HCWjBgEwse_rjKGUna0MMuYJ00Qvv4nAfoburLG2n9MqOrlyknTuQmaI

Ky artikull është shpërndarë dje (17 shkurt) edhe në median sociale Facebook nga faqet “Gazeta” dhe “Gazeta Reale”.


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë artikull të publikuar në kohë reale (korrik 2022) në disa media online në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “ingazetaa.com” ka publikuar dje (17 shkurt) një artikull të vjetër të muajit korrik 2022, me pretendimin ta paraqesë atë si aktual.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others