Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet lajm i vitit 2017 me titull të rremë

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Banglarreporter” ka publikuar një artikull me titull “Gjenerali Amerikan: Eshte e nevojshme Qeverisja e Kurtit ne Kosove per te kontrolluar shtrirjen e Rusise ne Ballkan”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, i cili rezulton të jetë i vjetër si dhe qëllimshëm i është vënë titull i rremë.

Në tekst gjendet lajmi i vitit 2017, atëkohë kur komandanti i ushtrisë amerikane në Evropë, gjenerali Curtis Scaparrotti gjatë debatit në Këshillin për forcat e armatosura në Senatin amerikan kishte thënë se është e nevojshme prania më e madhe e NATO-s në Kosovë për shkak të angazhimit të Rusisë në Ballkan.

Pra,lajmi nuk është aktual dhe nuk ka asgjë të vërtetë se Scaparrotti ka përmendur Qeverisjen Kurti siç  pretendohet në titullin e këtij artikulli.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Banglarreporter.com”:

https://banglarreporter.com/archives/6180?fbclid=IwAR3mMWdYdNDpZ8ZuuWKYPX81xQ3FJ46z_ZRWVHK2ikKvV7_yR38Sw8VQWl4
https://banglarreporter.com/archives/6180?fbclid=IwAR3mMWdYdNDpZ8ZuuWKYPX81xQ3FJ46z_ZRWVHK2ikKvV7_yR38Sw8VQWl4

I njëjti artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila në këtë postim ka arritur të grumbullojë reagime e komente të shumta. (shih këtu)


Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit, Hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (23 mars 2017) nga portali “Lajmi.net”. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “Banglarreporter.com” ka publikuar një artikull të vjetër të vitit 2017, të cilit qëllimshëm i ka vënë titull të rremë, duke u munduar ta paraqesë atë si aktual.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, Hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere