Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Haziri nuk ka thënë se “Pa LDK-në, Kosovën e merr Serbia”

HIBRID

Portali i dyshimtë “gjithckafresh.info” ka publikuar një artikull me titull “Lutfi Haziri: Pa LDK Kosoven e merr Serbia”.

Pas verifikimit nga hibrid.info, del që ky portal i dyshimtë ka përdorur një lajm të vjetër të publikuar nga IndeksOnline.net në datën 2 dhjetor 2020 të cilit i ka ndryshuar titullin dhe e ka postuar duke pretenduar ta paraqes si lajm aktual.

Lajmi ka të bëjë me një deklaratë të Lutfi Hazirit pas humbjes së LDK-së në zgjedhjet e mbajtura për komunën e Podujevës.

Ai ndër të tjera ishte shprehur se zgjedhjet në një komunë, nuk paraqesin sukses e as humbje të dekadës. Pra, ai asnjëherë nuk ka thënë se pa LDK-në, Kosovën e merr Serbia, siç pretendohet në titullin e artikullit të publikuar në portalin “gjithckafresh.info”.

Vegëza e artikullit të publikuar në “gjithckafresh.info”:

https://gjithckafresh.info/news/5608?fbclid=IwAR0YYyAwkzu4cKFvuzwfucramfQUG6H_Ye-VQxKJp_qGmwvHgsL_aOCOY8I

https://gjithckafresh.info/news/5608?fbclid=IwAR0YYyAwkzu4cKFvuzwfucramfQUG6H_Ye-VQxKJp_qGmwvHgsL_aOCOY8I

Më poshtë mund të lexoni artikullin origjinal të publikuar në kohë reale nga portali “IndeksOnline.net”:

https://indeksonline.net/lutfi-hazirii-pa-ldk-nuk-ka-as-zgjidhje-as-zgjedhje/


Analiza:

“Gjithckafresh.info” ka përdorur një lajm të vjetër të cilin më pas e ka publikuar duke pretenduar ta paraqes si aktual. Gjithashtu, këtij artikulli i është vënë titull i rremë në mënyrë që të tërheqë sa më shumë klikime. Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky shkrim kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere