Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet lajm i vjetër me pretendimin të paraqitet si aktual

HIBRID

Portali i dyshimtë “specialja.com” me datë 24 shkurt ka publikuar një artikull me titull “Lajm i mirë për familjarët pa të punësuar: Nga nesër mund t’i tërheqin paratë e qeverisë”.

Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull është i vjetër, i publikuar në qershor të vitit 2020, ndërsa portali i dyshimtë “specialja.com” është munduar ta paraqesë atë si aktual, duke i dezinformuar lexuesit.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “specialja.com”:

Lajm i mirë për familjarët pa të punësuar: Nga nesër mund t’i tërheqin paratë e qeverisë

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka realizuar pagesat për masën /Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

15 në shumë prej 1,991,210.00 euro për 15,317 familje përfituese të cilët nuk kanë asnjë anëtar të familjes të punësuar.

Bajrami ka bërë të ditur se përfituesit mund t’i tërheqin mjetet që nga dita e nesërme.

“Me këtë rast, lusim përfituesit që të kenë kujdes të shtuar, të shmangin radhët apo grumbullimin para sporteleve, në pajtim me udhëzimet nga institucionet shëndetësore”, ka shkruar Bajrami në Facebook:

Vegëza e artikullit të publikuar në “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/02/24/lajm-i-mire-per-familjet-pa-te-punesuar-nga-neser-mund-ti-terheqin-parate-e-qeverise/?fbclid=IwAR2q6BDivCmSKojcjnf1arQiKkTQlWSDQNeIixMo5O5KM0lWBJC3enk_hfc


Më poshtë mund të gjeni vegëzen e njoftimit të ish-ministres së Financave, Hykmete Bajrami, të bërë më 29 qershor 2020 në profilin e saj zyrtar në Facebook.

https://www.facebook.com/hykmete.bajrami/posts/1660924607389647


Analiza:

“Specialja.com” ka publikuar një lajm të vjetër me deklaratën e ish-ministres së Financave, Hykmete Bajrami lidhur me shpërndarjen e pagesave për masën 15 në shumë prej 1,991,210.00 euro për 15,317 familje përfituese të cilët nuk kanë asnjë anëtar të familjes të punësuar.

Ky portal i dyshimtë është munduar që këtë lajm ta paraqesë si aktual, në mënyrë që të tërheqë lexuesit duke klikuar në artikull. Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky shkrim vlerësohet si “clickbait” dhe “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere