Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i pasaktë se Glauk Konjufca ishte propozimi i radhës për kryeparlamentar

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një artikull, i titulluar, “Konjufca, emri i radhës i propozuar nga Vetëvendosje për Kryeparlamentar”.

Përmbajtja në të cilën shihet imazhi i Glauk Konjufcës, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, nga legjislatura, është publikuar (23 prill) nga mediumi online, “arbresh.info”.

Por, sot (25 prill) në vazhdimin e seancës konstituive, Lëvizja Vetëvendosje e propozoi Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.


Të mërkurën (23 prill) deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën për të vijuar punimet e seancës konstituive të legjislaturës së nëntë. Lëvizja Vetëvendosje (LVV-së) propozoi për kandidate deputeten Albulena Haxhiu. Pasi u hodh në votim kandidatura e propozuar, me 57 vota për, 46 kundër dhe tri abstenime, u konstatua se propozimi nuk kalon (shih këtu).

Seanca u ndërpre, për të vijuar të premten, më 25 prill, në orën 10:00.

Në ndërkohë artikulli me pretendimin për propozimin e Konjufcës, u publikua pas përfundimit të vazhdimit të kësaj seance.

Në kreun e përmbajtjes shkruan, “Pas dështimit për herë të tretë për votimin e Albulena Haxhiut kryetare të Kuvendi të Kosovës, Vetëvendosje ka ndërruar mendje. Kandidati për kryetar të Kuvendit në seancën e radhës i propozuar nga Vetëvendosje pritet të jetë Glauk Konjufca”.

Autori i këtij teksti për këtë informim bazohet në burime brenda LVV-së.


Hibrid.info ka pritur ditën e sotme (25 prill) të vazhdimit të seancës konstituive, për të konfirmuar nëse pretendimi është i saktë.

Nga raportimet dhe artikujt e mediave në gjuhën shqipe, të hasura nga hibrid.info, është vërtetuar se propozimi i LVV-së për kryeparlamentar nuk u ndryshua (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Pretendimi se Glauk Konjufca do të jetë kandidat i LVV-së për kryeparlamentar në vazhdimin e seancës konstituive, pasi kandidatja e propozuar, Albulena Haxhiu nuk mori shumicën e votave në tre raste, doli të jetë i pasaktë.

Hibrid.info gjeti se edhe në vazhdimin e konstituimit të Kuvendit pas tre dështimeve, LVV propozoi Albulena Haxhiun për këtë pozitë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “të paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere