Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

S’është e vërtetë që janë angazhuar nga BE dy organizata për ta hartuar statutin e Asociacionit

HIBRID

E përditshmja serbe “Novosti” ka publikuar sot (29 shtator) një artikull me pretendimin se fondacioni gjerman “Friedrich Ebert Stiftung” dhe Instituti Evropian për Paqe (EIP) janë duke hartuar statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Novosti”, duke u thirrur në burime diplomatike pretendon se për këtë qëllim është organizuar një takim të martën në Beograd në një restaurant të quajtur “Aeroklub”, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të OJQ-ve serbe dhe shqiptare nga Kosova dhe misione ndërkombëtare që operojnë në Kosovë, si dhe diplomatë gjermanë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Novosti”:

https://www.novosti.rs/vesti/politika/1158229/novosti-otkrivaju-lajcak-nemci-nvo-srbi-prave-zso

Pjesë të artikullitë të publikuar në “Novosti”:

Fondacionit Gjerman “Friedrich Ebert Stiftung” (FES) dhe Institutit Evropian për Paqe (EIP) i është besuar detyra e hartimit të Statutit të Bashkimit të Komunave Serbe, për të cilin organizatat e lartpërmendura kanë punuar gjatë muajve të fundit, dhe versioni i rishikuar i të cilit, me komentet e OJQ-ve serbe dhe shqiptare me Kosovën dhe Metohinë, duhet të kishte përfunduar në tryezën e Miroslav Lajçakut, përfaqësuesit special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Siç mëson “Novosti” nga qarqet diplomatike, me këtë qëllim është organizuar një takim të martën në Beograd, në ambientet e “Aeroklub”, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të OJQ-ve serbe dhe shqiptare nga Kosova dhe Metohija, misione ndërkombëtare nga krahina jugore, si dhe diplomatë gjermanë.


Pretendimet e gazetës serbe kanë lakuar emrat e fondacionit gjerman “Friedrich Ebert Stiftung” dhe Institutit Evropian për Paqe (EIP), të cilët kanë reaguar rreth asaj që thuhet në artikullin e publikuar në “Novosti”.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar në llogarinë në Facebook thuhet se hedhin poshtë pretendimet e bëra nga Novosti në artikullin e sotëm. Nëpërmjet deklaratës së publikuar theksohet fakti se nuk është kërkuar nga përfaqësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak, qeverisë gjermane apo ndonjë pale tjetër për të zhvilluar një statut për Asociacionin/Bashkësinë e komunave me shumicë serbe. (këtu)

Pjesë të reagimit të “Friedrich Ebert Stiftung” dhe Instituti Evropian për Paqe (EIP) në Facebook:

Deklaratë për mbulimin e sotëm të lajmeve

Friedrich-Ebert-Stiftung dhe Instituti Evropian i Paqes dëshirojnë të hedhin poshtë pretendimet e bëra nga Večernje Novosti në artikullin e sotëm që i referohet punës sonë.

Dy organizatat tona nuk kanë marrë asnjë kërkesë apo mandat nga EUSR Miroslav Lajçak, qeveria gjermane, apo ndonjë palë tjetër për të zhvilluar një statut për Asociacionin/Bashkësinë e komunave me shumicë serbe.

Na vjen keq që dy organizatat tona nuk u konsultuan në përgatitjen e artikullit. Ne kërkojmë që shërbimet e lajmeve që kanë publikuar lajmin të përfshijnë sqarimin tonë në të njëjtin nivel të rëndësisë që ka marrë artikulli origjinal.


Analiza:

E përditshmja serbe “Novosti”, duke u thirrur në burime diplomatike ka hedhur pretendimin se fondacioni gjerman “Friedrich Ebert Stiftung” dhe Instituti Evropian për Paqe janë duke hartuar statutin e Asociacionit.

Pas publikimit të artikullit në gazetën serbe, kanë reaguar të apostrofuarit në artikull nëpërmjet një deklarate të përbashkët, nëpërmjet së cilës e mohojnë një gjë të tillë, duke theksuar se nuk i është kërkuar nga EUSR Miroslav Lajçak, qeveria gjermane apo ndonjë palë tjetër për të zhvilluar një statut për Asociacionin/Bashkësinë e komunave me shumicë serbe.

Hibrid.info, në bazë të metodologjisë së punës, vlerëson se ky medium serb në këtë artikull ka hedhur pretendime të sajuara dhe vlerësohet si “Lajm i rremë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere