Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m… Të fundit | Mediat serbe për aktgjykimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së: nga “dënim… Të fundit | Media ruse e serbe paraqesin rrejshëm protestën në Tiranë si “trazira” për… Të fundit | Pretendohet pabazë se Albin Kurti është vlerësuar pozitivisht në raportimet… Të fundit | Manipulohet fotografia e protestës së vitit 2022, i ndryshohet mbishkrimi n… Të fundit | Deklarata e vjetër e Musliut mundohet të paraqitet si reagim pas vendimit n… Të fundit | Vrasja e Xhemail Mustafës paraqitet rrejshëm si pjesë e aktgjykimit të Hagë… Të fundit | Bosnitch shtrembëron faktet për sulmet e autobusëve në Kosovë më 1999 dhe 2… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Kurti ka pranuar që Thaçi të bëhet president nëse l…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet pa fakte se simbolika me duar e djaloshit kishte të bënte me “Shqipërinë e Madhe”

HIBRID

Artikulli me përmbajtje keqinformuese nga mediumi Kurir.rs u korrigjua pas trajtimit nga hibrid.info (shih artikullin e korrigjuar këtu dhe këtu)


Mediumi online serb “Kurir.rs” ka publikuar dje (7 shtator) një artikull me titull “SKANDAL NË LIGËN E KAMPIONËVE: Promovimi i “Shqipërisë së Madhe” mbi përplasjen e dy TITANËVE të futbollit!”.

Brenda artikullit është postuar një fotografi e cila është realizuar në prag të takimit të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Inter-it të Milanit dhe Bayern-Munihut që u zhvillua mbrëmë (7 shtator). Në këtë imazh shihet një fëmijë afër futbollistëve duke bërë me duar simbolin që tek shqiptarë bëhet si simbolikë e shqiponjës dykrenare.

Ky medium pa asnjë fakt pretendon se ky fëmijë ka provokuar për “Shqipërinë e Madhe”.


Artikulli i publikuar në mediumin serb “Kurir.rs”, i përkthyer në shqip:

Në Milano luhet derbi i ditës në Champions League , ku takohen dy gjigantët e futbollit europian, Interi dhe Bayerni.

Fatkeqësisht, në vend të aftësive futbollistike , doli në pah provokimi politik

Domethënë, teksa ekipet së bashku me arbitrat po qëndronin afër qendrës së fushës dhe pranë tyre ishin fëmijët që duhet të promovonin brezat e rinj të aktorëve të futbollit, një nga djemtë, pikërisht në momentin që kamera kalonte para tij – kryqëzoi krahët në gjoks, si ndodhi vitet e fundit, mbrojtësit e idesë së të ashtuquajturit. “Shqipëria e Madhe” .


Vegëza e artikullit të publikuar në mediumin serb “Kurir.rs”:

https://www.kurir.rs/sport/fudbal/4006373/skandal-u-ligi-sampiona-promocija-velika-albanije


Në këtë artikull ky medium pretendon pa fakte se forma e shqiponjës e bërë me duar nga ky fëmijë, është provokim politik dhe ide e “Shqipërisë së Madhe”.

Këtë pretendim ky portal i lartcekur mundohet ta ndërlidhë me rastin kur futbollistët me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka kishin bërë formën e shqiponjës me duar gjatë ndeshjes Zvicër – Serbi në vitin 2018. (shih këtu)

Gjithashtu, këtë fotografi ku shihet ky fëmijë janë munduar t’i dhënë konotacion tjetër, duke e quajtur si provokim politik të idesë për Shqipërinë e Madhe, duke tentuar ta ndërlidhin me ndeshjen Serbi – Shqipëri në vitin 2014, kur ishte valëvitur me anë të një droni flamuri me hartën e viseve etnike shqiptare, me portretet e Ismail Qemalit e të Isa Boletinit dhe me mbishkrimin “AUTOCHTHONOUS”. (shih këtu)

Të gjitha këto pretendime, janë tendencioze nga ky portal serb për shkak se ndërlidhja që bëhet e pa argumentueshme.

Edhe pse djaloshi që shihet në fotografi, sipas portalit “GazetaBlic.com” pretendohet të jetë Amar Doda nga Shqipëria (këtu), pretendimet e gazetës serbe se ai e ka bërë simbolin e shqiponjës si provokim politik, janë tendencioze.


Analiza:

Mediumi serb “Kurir.rs” me anë të një foto ku shihet një fëmijë duke bërë formën e Shqiponjës Dykrenore me duar para ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndërmjet Inter-it dhe Bayern-Munihut.

Këtë fotografi, ky medium pa asnjë fakt është munduar ta interpretojë si provokim politik për idenë e “Shqipërisë së Madhe”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Përmbajtje e pa verifikuar”. Kjo për faktin se medium serb nuk arrin të argumentojë asnjë fakt lidhur me këtë pretendim.


Analiza:

“I pa verifikuar” klasifikohen ato raporte mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere