[email protected]
Mohohet pretendimi për largimin e 10 pjesëtarëve serb nga FSK-ja
shape
shape
shape

Mediumi online në gjuhën serbe “Kosovo-online” ka publikuar dje (9 nëntor) një artikull me pretendimin dhe 10 pjesëtarë të FSK nga komuniteti serb u larguan ne Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në përmbajte të artikullit bëhet e ditur se dorëheqjet i kanë dorëzuar të martën dhe se procedurat e mëtutjeshme janë në vazhdim.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, e ka përgënjeshtruar një pretendim të tillë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosovo-online”:

https://www.kosovo-online.com/vesti/drustvo/desetoro-srba-napustilo-kbs-moralni-cin-nismo-se-dvoumili-9-11-2022?fbclid=IwAR1rzgDuokkgE0TwmDeugOQktWSS9rXleAGYjtikbdKyROvUxE9a186JDHg

Pjesë të artikullit të publikuar në “Kosovo-online”:

Siç kanë thënë për Kosovo Online, ky është një akt moral dhe një shenjë e mbështetjes për serbët në Kosovë.

Marko Rakiq thotë se nuk ka hezituar kur ka dëgjuar se serbët në veri po largohen nga institucionet e Kosovës.

Ata na konfirmuan se dorëheqjet i kanë dorëzuar dje dhe se procedurat e mëtutjeshme janë në vazhdim dhe se presin përfundimin e atyre procedurave administrative.


Artikulli i “Kosovo-online” me pretendimin e lartcekur ka zënë vend në disa media serbe. (këtu, këtu, këtu)


Pretendimi i mediumit në gjuhën serbe për largimin e 10 pjesëtarëve të komunitetit serb nga FSK-ja është përgënjeshtruar nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Mehaj përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se kjo është “dezinformatë”, dhe se ka pasur tri kërkesa për demobilizim që janë pranuar më herët.

“Nuk është e vërtetë që kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre 10 pjesëtarë serb të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë tre kërkesa për demobilizim që kemi pranuar prej kohësh dhe për të cilat janë duke u ndjekur të gjitha procedurat e rregullta”. (këtu)

Për më tepër, Mehaj ka thënë se deklarata të tilla janë tendencë e Beogradit për të nxitur largimin e pjesëtarëve serb nga institucionet e Kosovës, madje edhe duke i kërcënuar.

“Prandaj, deklarimet e tilla publike i shohim më tepër si tendencë e Beogradit zyrtar për të nxitur largimin e pjesëtarëve serb nga institucionet e Republikës së Kosovës, madje, edhe përmes kërcënimeve direkte. Përpjekjet e Serbisë për të frikësuar pjesëtarët serb të FSK-ës janë të papranueshme, shkelin normat e civilizimit dhe vlerat demokratike evropiane”. (këtu)


Analiza:

Mediumi online në gjuhën serbe “Kosovo-online” ka publikuar një artikull me pretendimin se 10 pjesëtarë të FSK nga komuniteti serb u larguan ne Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, e ka përgënjeshtruar një pretendim të tillë.

Hibrid.info, në bazë të metodologjisë së punë, vlerëson se kjo përmbajtje është “e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others