Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet lajm i vjetër me titull tendencioz

HIBRID

Faqja në Facebook “Express Gazeta” ka publikuar një artikull me titull “E PABESUESHME!!! Shperthim i madh ndodh ne Prizren, gjithe qyteti vershohet nga…”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull përmban titull tendencioz. Ndërsa në përmbajtje gjendet një lajm i vjetër, i publikuar më 26 maj të këtij viti.

Në përmbajtje gjendet lajmi për shpërthimin e një gypi tek Marashi, ku uji kishte vërshuar Shatërvanin në qytetin të Prizrenit.

Gjithashtu, edhe fotografia e vendosur në këtë artikull është jo adekuate, pasi në të shkruan “LAJMI I FUNDIT”, pasi si duket kjo faqe është munduar ta paraqesë si aktuale këtë ngjarje.

Vegëza e artikullit të publikuar në faqen “Express Gazeta” në Facebook:

https://www.facebook.com/expresssgazeta/posts/400419792022424


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë videon autentike të publikuar nga “RTV BESA”, e cila sipas rezultateve të kërkimit është e para që ka raportuar për këtë ngjarje. (shih videot këtu dhe këtu)

Artikullin e publikuar në kohë reale (26 maj 2022) nga disa media online në Kosovë, mund ta gjeni këtu dhe këtu.


Analiza:

Faqja në Facebook “Express Gazeta”, e cila numëron afër 70 mijë ndjekës, ka publikuar një artikull të vjetër të muajit maj lidhur me shpërthim të një gypi në Marash të Prizrenit.

Kjo faqe, këtë lajm është munduar ta paraqesë si aktual, duke i vënë fotografi me mbishkrimin “LAJMI I FUNDIT”, si dhe ka vendosur titull tendencioz “E PABESUESHME!!! Shperthim i Madh ndodh ne Prizren, gjithe qyteti Vershohet nga…”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere