[email protected]
Osmani dhe VV nuk kanë arritur koalicion
shape
shape
shape

Faqja në Facebook “Gazeta Aktive” ka vazhduar me shpërndarjen e artikujve të portalit të dyshimtë “gjithckafresh.info”. Këtë rast kjo faqe ka publikuar një artikull me titull “EKSKLUZIVE: Arrihet koalicioni Albin Kurti – Vjosa Osmani, ne zgjedhjet e radhës bëhën bashkë, ja çka behet Vjosa nëse fitojnë”.

Ky shkrim përmban titull dhe përmbajtje të rreme. Pas verifikimit dhe hulumtimit përmes makinave të kërkimit, hibrid.info nuk ka gjetur asnjë lajm në lidhje me koalicionin e mundshëm ndërmjet Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Ky artikull është i rremë dhe është shkruar vetëm të dezinformohet audienca, si dhe të përfitohet materialisht nga klikimet e marra përmes rrjeteve sociale.

Teksti i artikullit të publikuar nga “gjithckafresh.info”:

EKSKLUZIVE: Arrihet koalicioni Albin Kurti – Vjosa Osmani, ne zgjedhjet e radhës bëhën bashkë, ja çka behet Vjosa nëse fitojnë

Koalicioni i shumë pritur është afër te ndodh, kjo për shkak se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë duke menduar qe te garojnë ne te njëjtin subjekt ne zgjedhe te radhës kurdo qoftë te mbaheshin ato.

Kujtojmë se Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, janë dy figurat te cilat po pelqehen me te madhe nga Kosovare dhe kur këta dy janë bashkë ne një listë atëherë pak kush mund ti ndal.

Albin Kurti do te jete i nominuari për kryeministër, ndërsa Vjosa pritet te emërohet ne cilën do pozite qe ajo pëlqen.

Vegëza e artikullit të publikuar nga “gjithckafresh.info”.


Në fakt, një afërsi mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është vërejtur kohëve të fundit. Në paraqitjet e fundit publike, të dyja palët kanë shprehur vullnetin për bashkëpunim në zgjedhjet e radhës, mirëpo nuk kanë finalizuar asnjë lloje marrëveshje, çfarë pretendohet në artikullin e “gjithckafresh.info”.

https://rtv21.tv/osmani-bashkimi-i-forcave-me-vetevendosjen-eshte-i-domosdoshem/

Analiza:

Artikulli përmban titull dhe përmbajtje të sajuar, e cila është e shkruar nga “autorë” të portalit të dyshimtë “gjithckafresh.info”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info nuk ka gjetur asnjë lajm të tillë në mediat kredibile, ndërsa ky artikull është kategorizuar si “lajm i rremë”, “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others