Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet lajm i vjetër për deklaratën e Gjuriqit

HIBRID

Një artikull me titull “LAJMI FUNDIT: Gjuriqi si “boss” u fut në Mitrovicë dhe po kërcënon nga atje!”, është publikuar nga portali i dyshimtë “Fjalët.com”.

Ky shkrim përmban titull të sajuar, pasi portali i dyshimtë “Fjalët.com”, e ka cilësuar atë si ‘lajmi i fundit’, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një lajm aktual.

Ky artikull është i vjetër dhe është publikuar në muajin nëntor të vitit 2019. Ndërsa tani është ri-publikuar duke pretenduar ta paraqesin si lajm aktual nga portali i dyshimtë “Fjalët.com”.

Teksti i artikullit të publikuar në “Fjalët.com”:

LAJMI FUNDIT: Gjuriqi si “boss” u fut në Mitrovicë dhe po kërcënon nga atje!

Në një i intervistë të para pak ditëve në televizionin N1 të Serbisë, kreu i LVV-së, Albin Kurti, e kishte quajtur Oliver Ivanoviqin kriminel lufte.

Gjuriq ka thënë se politikani i vrarë serb, Oliver Ivanoviq, nuk ka qenë kriminel lufte dhe ka thënë se Albin Kurti duhet t’i tërheqë fjalët. / Ju ftojmë të hapni marketingun për pak sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive

Vegëza e artikullit të publikuar në “Fjalët.com”:

https://fjalet.com/fs/2020/11/04/lajmi-fundit-gjuriqi-si-boss-u-fut-ne-mitrovice-dhe-po-kercenon-nga-atje/?fbclid=IwAR38dQ_seFmxuMUf3No4CpByimNG4Uf_7KXCosGWxsIRBshAM8ilk8CmZ90

Më poshtë mund t’i shihni vegëzat me artikullin origjinal të publikuar në kohë reale nga disa media online:

https://www.gazetaexpress.com/gjuriq-i-kercenohet-albin-kurtit-nga-mitrovica-terhiqi-fjalet-per-ivanoviqin/

https://www.lajmetari.com/sq/Lajme/Gjuriq-e-k%C3%ABrc%C3%ABnon-Albin-Kurtin-nga-Mitrovica–T%C3%ABrhiqi-fjal%C3%ABt-p%C3%ABr-Ivanoviqin


Analiza:

Artikulli i publikuar nga “Fjalët.com” është lajm i vjetër, i cili është ri-publikuar qëllimisht si aktual, duke synuar tërheqjen e lexuesit. Hibrid.info këtë shkrim e kategorizon si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere