[email protected]
Lajmi i vjetër për rritjen e pensioneve paraqitet rrejshëm si aktual
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

Sot (1 maj) u publikua një postim përmes së cilit pretendohet se nga muaji tetor do të ketë rritje të pensioneve.

Ky postim u publikua në Facebook nga faqja “Tradita Shqiptare”, e që deri në publikimin e këtij artikulli ka arritur të grumbullojë dhjetëra komente e reagime.

Cila është e vërteta rreth këtij pretendimi?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi për rritjen e pensioneve ka të bëjë me Shqipërinë dhe se i njëjti është i vjetër.

Pra, faqja e lartcekur ka publikuar një lajm të vjetër me pretendimin ta paraqesë rrejshëm si aktual.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Tradita Shqiptare”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02eu6L8ZaickqXDNmL1pbfX11zD4AoeUXQisWYupRR5yUjufuYoxuPxe877NYgdA66l&id=100068726482873


Në hapësirën e komenteve te postimi i faqes së lartcekur ofrohet një vegëz në lidhje me këtë artikull, që figuron të jetë i portalit të dyshimtë “topnews266.com”, i publikuar me datë 30 shtator 2023. (shih këtu)

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik, të publikuar në kohë reale (29 shtator 2023) nga portali “Rilindje.com”. (shih këtu)

Në artikull shkruan rreth vendimit të qeverisë së Shqipërisë, e cila që nga 1 tetori 2023 kishte marr vendim për rritjen e pensioneve.


Analiza:

Faqja “Tradita Shqiptare” në Facebook ka publikuar një artikull të vjetër në lidhje me rritjen e pensioneve në Shqipëri, të cilin është munduar ta paraqet rrejshëm si aktual.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Share With Others