Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova Të fundit | Mihali nuk ka bërë krahasimin mes Listës Serbe dhe nënkryetarëve të PDK-së… Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë… Të fundit | Videoja e vjetër nga Indonezia paraqitet rrejshëm si gjendje e rrugëve në K… Të fundit | Rikthehet narrativa e pabazë se bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri–Kroaci përbën… Të fundit | Imazhi i pretenduar i Albin Kurtit me Lidija Sokoloviq, i gjeneruar nga IA
[ ARTIKULLI ]

Publikohet lajm i vjetër për ofrimin e mbështetjes financiare për familjet në Gjermani

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “web3.lajme.icu” dje (2 shtator) ka publikuar një artikull me titull “Ndahen ndihmë nga 300 Euro për secilën familja që ka 2 ose më shumë fëmijë”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se lajmi është i vjetër (qershor 2020), atëkohë kur Gjermania kishte publikuar detaje të pakos stimuluese prej 130 miliardë eurosh, që përfshinin shtesat prej 300 euro për fëmijë.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë “web3lajme.icu”:

Ndahen ndihmë nga 300 Euro për secilën familja që ka 2 ose më shumë fëmijë. Madje më e lartë se shuma maksimale që pritej më parë eshte nje ndihme per te gjithe dhe nje shprese per vendin. Angela Merkel thote se:PER TE LEX.UAR ME SHUME SHT,YPNI HAPS.IREN REK.LAMUESE TUTJE

“Madhësia e paketës do të arrijë në 130 miliardë euro për vitet 2020/2021, 120 miliardë prej të cilave do të shpenzohen nga qeve ria fede rale”.PER TE LEX.UAR ME SHUME SHT,YPNI HAPS.IREN REK.LAMUESE TUTJE


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “web3lajme.icu”:

https://web3.lajme.icu/2022/09/02/ndahen-ndihme-nga-300-euro-per-secilen-familja-qe-ka-2-ose-me-shume-femije/?fbclid=IwAR2bopq_iOnLopm2YWnU78A_bVdn2cjLsuO23X2DIWZqvPI6Ax323wluDTw

I njëjti artikull është publikuar sot (3 shtotor) edhe në Facebook, nga faqja “33shi,com”, e cila numëron afwr 50 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në kohë reale (qershor 2020) në disa media online në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “web3.lajme.icu” ka publikuar një artikull të vjetër të vitit 2020 me pretendimin ta paraqesë atë si aktual.

Lajmi kishte të bëjë me shtetin gjerman, ndërsa ky portal nuk e bën të qartë në titull se për cilin shtet bëhet fjalë. Duke e ditur se ky portal është në gjuhën shqipe, kjo ka bërë që lexuesit të kuptojnë se ky vendim ka të bëjë me Kosovën.

Pas analizës së kontrollit të fakteve përmes metodologjisë së punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere