Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Deklaratë jo plotësisht e vërtetë e ministrit Sveçla mbi të ardhurat mesatare të pjesëtarëve të NJSI gjatë këtij viti

HIBRID

Xhelal Sveçla, ministri i Punëve të Brendshme, në një status të datës 1 nëntor në llogarinë e tij zyrtare në Facebook ka shkruar se “të ardhurat mesatare mujore gjatë këtij viti të zyrtarëve që protestuan sot janë mbi 2.200 euro”, duke iu referuar protestës së pjesëtarëve të Njësitit Special Intervenues (NjSI) të Policisë së Kosovës, të cilët të mërkurën kërkuan ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë (këtu).

Por pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se pagat bazë të pjestarëve të Policisë së Kosovës nga ky njësit si dhe deklarimi i ministrit Sveçla, janë në shpërputhje.


Vegëza e statusit të mistrit Xhelal Sveçla:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02CZuYFbfV3k5FaNjy1P8yhxZJUFqsvzerKRj9jrHsoZNnT5hrDHJdP2Vz6YaWjoetl&id=100063788556625


Hibrid.info ka gjetur deklaratën e Albin Kurtit në po të njëjtën datë (1 nëntor) në llogarinë e tij në Facebook (shih këtu).


Në statusin e tij në Facebook, kryeministri Kurti e konfirmon se në të ardhurat mesatare të muajve të fundit (për të cilat ka folur Sveçla) për pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues (NjSI) të Policisë së Kosovës, përveç pagës bazë janë përfshirë edhe shtesat.

Duke u bazuar në Ligjin për Pagat në Sektorin publik, me anë të së cilit është rregulluar edhe çështja e pagave për policët, hibrid.info ka vërtetuar se asnjëra nga pagat e zyrtarëve policorë, nuk përkon me pretendimin e ministrit Sveçla.

Në bazë të këtij ligji, paga bazë e zyrtarëve publikë llogaritet nga shumëzimi i vlerës monetare të koeficientit (105 euro) me koeficientin e pagës së një pozite, i cili në Kosovë nuk është më i lartë se 18. Çka nënkupton se paga më e lartë bazë në Kosovë është (18 x 105) 1890 euro (shih këtu).

Kurse koficientët e pagës së pozitave në Policinë e Kosovës përfshijnë vlerat nga 2 deri në 14,5, gjë që do të thotë se pagat në Policinë e Kosovës variojnë nga 210 euro për kadetët policorë deri në 1,522.5 euro, që është paga e drejtorit të përgjithshëm të Policisë (këtu)


Hibrid.info po ashtu kishte trajtuar më herët një artikull në të cilin sqarohej se pse pjesëtarët e Policisë së Kosovës ishin paguar në vlerën e pretenduar nga ministri Sveçla (shih këtu).

Sipas deklarimit të kreut të Sindikatës së Policisë, Izmi Zeqiri, për shkak të orarit të zgjatur të punës, policëve të angazhuar në veri të vendit, u janë paguar edhe puna shtesë përtej orarit. Zeqiri e pranonte se vlera e pagesës për këta policë të angazhuar në veri, shkonte edhe në mbi 2 mijë euro.


Analiza:

Xhelal Sveçla, ministri i Punëve të Brendshme duke aluduar në pjësëtarët e Njësitit Special Intervenues (NjSI) të Policisë së Kosovës, në një status në Facebook, ka shkruar se të ardhurat mesatarë për këta zyrtarë gjatë këtij viti kalojnë shumën e 2200 eurove.

Hibrid.info ka vërtetuar se në bazë të Ligjit të Pagave për zyrtarët publikë, asnjë nga pozitat brenda Policisë së Kosovës nuk paguhet në shumën e pretenduar nga ministri Sveçla si dhe po ashtu është gjetur se pagesa e pretenduar ka përfshirë policët e angazhuar në veri të vendit, për shkak të orarit të zgjatur të punës.

Bazuar në metodologjinë e punës mbi vërtetësinë e deklaratave, hibrid.info e vlërëson këtë deklaratë si “deklaratë gjysëm e vërtetë”.


Vlerësimi:

Në kategorinë e vërtetësisë, vlerësohen ato deklarata që përmbajnë thënie që lidhen me fakte objektive, saktësia e të cilave mund të përcaktohet me anë të verifikimit objektiv. Deklaratat e trajtuara në këtë kategori marrin vlerësimin – deklaratë e pavërtetë, gjysëm e vërtetë, apo edhe deklaratë e vërtetë.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere