[email protected]
Titulli nuk e bën të qartë se Veliji është liruar nga detyra e zëvendësministrit me kërkesën e tij
shape
shape
shape

Portalet informative “veriu.info” dhe “vushtrriaonline.net” kanë publikuar sot (22 shkurt) një artikull me titull “Kryeministri Kurti vazhdon me shkarkime, kësaj radhe një zëvendësministër (Dokument)”.

Pas verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info është vërtetuar se Almir Veliji është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, më vendim të kryeministrit Albin Kurtit, sipas kërkesës së Velijit.

Një gjë e tillë bëhet e qartë vetëm në përmbajtje të këtij artikulli të publikuar nga këto portale.

Në bazë të këtyre gjetjeve, hibrid.info vlerëson se informacioni i publikuar jo i plotë në titull, mund të lë hapësira për interpretimin e shkaqeve dhe rrethanave të shkarkimit të zëvendësministrit, nga lexuesit.


Vegëzat e artikujve të publikuar nga “veriu.info” dhe “vushtrriaonline.net”:

https://veriu.info/kryeministri-kurti-vazhdon-me-shkarkime-kesaj-radhe-nje-zevendesminister-dokument/?fbclid=IwAR1vCULQrHBCJ7RbL6sserXusuWk-sqxhUpGoEHF2tt_G5UTUuN6oa43iFs

Pjesë nga artikulli i publikuar në këto dy portale:

Almir Veliji është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Kryeministri Albin Kurti ka marrë vendim që ta lirojë atë nga detyra, sipas kërkesës që vetë ai ia ka bërë të martën shefit të Qeverisë.


Hibrid.info ka vërtetuar se edhe në dokumentin e shfaqur në këto artikuj, i cili është siguruar nga portali informativ, “Gazeta Express”, tregohet se lirimi i Almir Veljit nga pozita e zëvendësministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, është bërë sipas kërkesës së tij.


Po ashtu pas hulumtimit me anë të makinave të kërkimit, hibrid.info ka gjetur se më 20 shkurt të këtij viti, Veliji ka publikuar një postim në llogarinë e tij në Facebook, ku ka njoftuar për dorëheqjen nga pozita që e mbante në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal (shih këtu).


Për të vërtetuar edhe më shumë se bëhet fjalë për lirim të Almir Velijit nga detyra e zëvendësministrit, me kërkesën e tij, hibrid.info ka gjetur dhe ka sjellë artikuj të publikuar nga disa media, ku qysh në titull bëhet i ditur informacioni i plotë (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Titulli i artikullit të publikuar nga disa portale, ku tregohet për shkarkimin e zëvendësministrit Almir Veliji, nuk e paraqet informacionin e plotë, pasi nuk i bën të qartë rrethanat dhe shkaqet e lirimit të tij nga detyra.

Hibrid.info ka gjetur se në përmbajtje të këtyre artikujve, tregohet se lirimi i Velijit nga detyra është bërë me kërkesën e tij, i cili po ashtu ka njoftuar edhe vet për dorëheqjen nga kjo pozitë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Share With Others