Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet përmbajtje mashtruese që pretendon se “Neptun” po dhuron pajisje shtëpiake

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Është publikuar një postim me katër fotografi, në të cilat shihen pajisje shtëpiake, dhe me mbishkrimin që pretendon se kompania “Neptun” po i dhuron 480 lavatriçe dhe frigoriferë të pashitur për shkak të gërvishtjeve.

Publikimi u bë më 22 janar nga një llogari me emrin “Neptun”.

Cila është e vërteta?

Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky postim është i rremë e se faqja që e ka publikuar pretendimin nuk është zyrtare.


Publikimi i ka marrë më shumë se 290 komente dhe mbi 220 shpërndarje, deri në momentin e trajtimit. Komentet dominuese janë me shkrimin “Urime”, që kërkohet nga publikuesi për t’u përfshirë në “listën e atyre që përfitojnë pajisjet”.

Për të vërtetuar se përmbajtja nuk është kampanjë zyrtare e “Neptunit”, hibrid.info ka verifikuar në Facebook në faqen zyrtare “Neptun Albania” dhe nuk ka gjetur përmbajtje që konfirmon pretendimin për dhurim të lavatriçeve dhe frigoriferëve të pashitur për shkak të gërvishtjeve.

Hibrid.info ka verifikuar përmes fotografive dhe ka gjetur se një fotografi e tillë është përdorur edhe në të kaluarën nga faqe të tjera në median sociale Facebook.

Një prej tyre ka qenë faqja “EMCOR” në Filipine që si faqe zyrtare ka reaguar për përmbajtjen e ngjashme. Në një postim më 6 nëntor 2024, kjo faqe i pati njoftuar ndjekësit e saj se në emër të saj po mashtrohet se po ofrohen 480 pajisje shtëpiake – ngjashëm si pretendimi aktual në emrin e “Neptunit”.


Analiza:

Një llogari në Facebook me emrin “Neptun” ka pretenduar rrejshëm se do t’i 480 pajisje shtëpiake deri më 28 janar.

Hibrid.info nuk ka gjetur përmbajtje të ngjashme në llogarinë zyrtare të Neptunit, ndërsa përmes fotografive ka arritur të gjejë se publikime të tilla janë bërë edhe në gjuhë të tjera. Hibrid.info ka gjetur se një prej faqeve zyrtare të një dyqani në Filipine e ka demantuar pretendimin se po dhuron pajisje.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere