Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet sondazh i rremë mbi kandidatët për kryetar të Gjakovës

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Në median sociale Facebook u postua një përmbajtje me pretendimin se është realizuar një sondazh nga instituti për matjen e opinionit publik “SDSG” për kandidatët për kryetar të komunës së Gjakovës.

Në këtë postim të publikuar nga faqja “Universal” thuhet se sondazhi paraqet Ardian Gjinin nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të parin me 39.7%, duke lënë pas Ervin Shabanin të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me 27.3% dhe Ardian Golën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) me 25.5%.

Ndërkohë, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shefqet Shehu, renditet me 6.7%, ndërsa Anton Shala nga Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK) me 0.8%.

E vërteta?

Pas një verifikimi të kryer nga hibrid.info, u konstatua se ekziston një organizatë me emrin “SDGS” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që e njëjta nuk ka kryer një sondazh të tillë. Po ashtu ky sondazh nuk është gjetur i publikuar nga asnjë media e besueshme.


Hibrid.info ka hulumtuar përmes Google me fjalët kyçe “Sondazh për kryetar të Komunës së Gjakovës”, por që rezultatet nuk shfaqin asnjë publikim në media apo burime kredibile.

Gjithashtu, hibrid.info kërkoi në lidhje me “institutin SDSG”, siç përmendet në postimin në Facebook, e që rezultatet tregojnë se me këtë emër është një organizatë jo-fitimprurëse në SHBA, e cila merret me energjinë e qëndrueshme dhe zhvillimin e burimeve natyrore. (shih këtu)

Rreth sondazheve

Sondazhi është hulumtim paraprak për të njohur një gjendje, mendimet a qëndrimet për diçka të caktuar. Në këtë metodë statistikore nxirren rezultate bazuar në studimin e një pjese të popullatës, që quhet mostër.

Në rastin konkret nuk dihet sa njerëz janë përgjigjur në pyetjet e sondazhit apo edhe kur është bërë matja.


Analiza:

Një postim në Facebook nga faqja “Universal” pretendonte se një sondazh i institutit “SDSG” tregonte se Ardian Gjini (AAK) kryeson garën për kryetar të Komunës së Gjakovës me 39.7%, pasuar nga Ervin Shabani (PDK) me 27.3% dhe Ardian Gola (LVV) me 25.5%. Sondazhi gjithashtu përmendte Shefqet Shehun (LDK) me 6.7% dhe Anton Shalën (PSHDK) me 0.8%.

Pas verifikimit nga hibrid.info, u konstatua se ekziston një organizatë me emrin “SDSG” në SHBA, por ajo merret me energjinë e qëndrueshme dhe zhvillimin e burimeve natyrore, jo me sondazhe politike.

Sipas kësaj, sondazhi i përmendur nuk ka asnjë bazë dhe nuk është gjetur i publikuar nga asnjë media e besueshme.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere