Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë: Titulli dhe fotografia, nuk ndërlidhen me lajmin

HIBRID

Portale të dyshimta në gjuhën shqipe “readkoala.com” dhe “gazetashqipe.com” kanë publikuar një artikull me titull “Dit Zie për Europën: Ndërron jetë ‘Nëna’ e gjithë Shqipëtarëve dhe popullit Gjerman”.

Këtij artikulli i është vënë edhe fotografia e kancelares gjermane, Angela Merkel, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për vdekjen e saj.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull rezulton se përmban titull dhe fotografi të rreme, pasi lajmi ka të bëjë me vdekjen e nënës së Angela Merkel-it.

Gjithashtu, lajmi është i vjetër, i cili u publikua më 10 prill të vitit 2019.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “readkoala.com” dhe “gazetashqipe.com”:

Në moshën 90 vjeçare ka ndërruar jetë, Herlind Kasner, nëna e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Sipas mediave të huaja, vde. kjae nënës së kancelares gjermane u bë e ditur nga një prej zëdhënësve të Qeverisë së Gjermanisë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “readkoala.com” dhe “gazetashqipe.com”:

https://readkoala.com/show/2021/07/27/dit-zie-per-europen-nderron-jete-nena-e-gjithe-shqipetareve-dhe-popullit-gjerman/?fbclid=IwAR3YVAVjETKnT8rKiAI3zd1ti3mvaKEi4eWM8i3V0xJepPBMrpr6cU9p2NY
https://gazetashqipe.com/?p=148&fbclid=IwAR24oGbT8mjkqKsE5NqMRxQwzMeFWMcIekWXTY5I5-_Y8R8S-oflNcVqS6M

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook në faqet si “Gazeta Arbëria”, “Specialja” dhe “Në Kohë”, të cilat kanë grumbulluar një numër të madh komentesh e reagimesh, duke dezinformuar lexuesit se gjoja ka ndërruar jetë kancelarja gjermane.

https://www.facebook.com/Gazeta66/posts/3963992970371811

https://www.facebook.com/nekohe/posts/182669597227608

https://www.facebook.com/revistaspecialja/posts/342813427483078


Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në kohë reale (10 prill 2019) të publikuar në disa media online në Kosovë.

https://indeksonline.net/nderron-jete-nena-e-kancelares-gjermane-angela-merkel/

https://www.botasot.info/evrope-bota/1065446/vdes-nena-e-merkel/


Analiza:

Portalet e dyshimta “readkoala.com” dhe “gazetashqipe.com” kanë publikuar një lajm të vjetër të vitit 2019 që flet për vdekjen e nënës së Angela Merkel, por të njëjtit artikull i është vënë titull i rremë që pretendon se bëhet fjalë për vdekjen e kancelares gjermane. Angela Merkel.

Gjithashtu, edhe fotografia e këtij artikulli nuk është adekuate, pasi në të shihet portreti i Angela Merkel-it.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere