Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Raportohet gabimisht se Shqipëria e fitoj ndeshjen kundër Çekisë

FESTIM RIZANAJ

Portali informativ “inlajmi.com” ka publikuar më 7 korrik një artikull me titull: “Një pikë më shumë se Çekia, Shqipëria fiton në ndeshjen e sontme”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është gabim.

Titulli lë të kuptohet që kombëtarja e Shqipërisë në ndeshjen e zhvilluar kundër Çekisë të enjten (7 korrik) ka shënuar fitore dhe kështu ka një pikë më shumë se Çekia në tabelë.

Vegëza e artikullit të publikuar “inlajmi.com”:


Përkundër faktit që në titull u pretendua që Kombëtarja e Shqipërisë kishte shënuar fitore në ndeshje kundër Çekisë, në fakt ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 1-1. (këtu)

Kështu që kombëtarja e Shqipërisë mbetet një pikë më pak se Çekia në tabelën e pikëve, e jo një pikë më shumë siç pretendohet në titull. (këtu)


Analiza:

U pretendua në titull se kombëtarja e Shqipërisë, kishte fituar në ndeshje kundër Çekisë dhe kështu kishte një pikë më shumë se ajo në tabelën e pikëve.

Por faktet tregojnë se, Shqipëria nuk e fitojë ndeshjen kundër Çekisë, por ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë, dhe në tabelën e pikëve ajo ka një pikë më pak se kombëtarja Çekisë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “gabim”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere