Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet pa fakte se furrtarët po ikin nga Kosova

HIBRID

Disa media online në Kosovë sot (20 gusht) kanë publikuar një artikull, duke pretenduar në titull se nga Kosova po ikin edhe furrtarët.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se një pretendim i tillë nuk qëndron, pasi në përmbajtje nuk thuhet një gjë e tillë.

Lajmi autentik është publikuar nga portali informativ në Shqipëri, “Monitor.al” me titull “Mungesa e fuqisë punëtore mund të sjellë industrializimin e bukës”.

Në përmbajtje gjendet deklarata e kryetarit të Shoqatës së Brumërave dhe Pastiçerive në Shqipëri, Gëzim Peshkopia, i cili foli për dukurinë e emigrimit të shqiptarëve nga vendi i tyre, dhe sipas tij 900 furra në Budapest administrohen ose janë të shqiptarëve nga Kosova.

“Mendoj se shqiptarët janë ende të lidhur me psikozën e viteve ‘90 për t’u larguar nga vendi, ndërkohë që furrat e bukës kanë nevojë për specialistë, si në furra buke, ashtu edhe në pastiçeri. Në 900 furra në Budapest, administratorë dhe sipërmarrës janë shqiptarët e Kosovës”, tha Peshkopia.

Pra, në asnjë rast nuk përmendet se furrtarët nga Kosova po ikin jashtë vendit, siç pretendohet në titull, si dhe nuk ofrohet ndonjë statistikë rreth kësaj dukurie.


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë se artikulli me pretendimin se furrtarët po ikin nga Kosova është publikuar nga portalet si “Botasot.info”, “Lajmi.net”, “Orainfo.net”, “Syri.net”, “Visionpress.info” dhe “Kosova-sot.info”.


Hibrid.info pas hulumtimit të kryer ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar nga portali informativ në Shqipëri “Monitor.al”, i cili trajton temën e industrializimit të bukës shkaku i mungesës së fuqisë punëtore. (shih këtu)


Analiza:

Disa portale në Kosovë kanë publikuar një artikull me pretendimin se nga Kosova po ikin furrtarë. Mirëpo, në përmbajtje nuk përmendet ky fenomen, përveç që kryetari i Shoqatës së Brumërave dhe Pastiçerive në Shqipëri, Gëzim Peshkopia, ishte shprehur se 900 furra në Budapest administrohen ose janë të shqiptarëve nga Kosova.

Pavarësisht këtij pretendimi të bërë nga Peshkopia, në artikull nuk thuhet se furrtarët po ikin nga Kosova, si dhe nuk ofrohet ndonjë statistikë ose informatë shtesë lidhur me këtë çështje.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Manipulim i fakteve”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere