Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Raportohet njëanshëm për numrin e të lënduarve në aksidentin në Gjermani

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një video-material me titull “Aksidenti në Gjermani – Tre të lënduar në autobusin e Kosovës”.

Videoja me këtë titull është publikuar të mërkurën (20 gusht) në kanalin zyrtar në Youtube të televizionit “Klan Kosova”.

Çka nuk shkon me pretendimin?

Hibrid.info gjeti se pretendimi i paraqitur në titull pasqyron vetëm versionin e kompanisë, autobusi i së cilës u përfshi në aksident, ndërkohë që raportimet tjera flasin për numër më të madh të të lënduarve.


Kronika e transkriptuar nga videoja:

“Një autobus nga Kosova është aksidentuar pak pas mesnate në Gjermani. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar kompania “Dubova”, e cila ishte e përfshirë në aksident. Ata i thanë Klan Kosovës se tre persona janë lënduar lehtë. Sipas njoftimit, një nga autobusët e tyre, gjatë udhëtimit në autostradën A8 pranë Irschenberg, është përfshirë në një aksident me një kamion. Në autobus, në atë moment, ishin 41 pasagjerë, por vetëm tre prej tyre kërkuan ndihmë mjekësore, pa lëndime të rënda. “Dubova” ka falënderuar ekipet e shpëtimit, zjarrfikësit, Policinë dhe personelin mjekësor për reagimin e shpejtë dhe profesional. Pasagjerët e tjerë, të palënduar, janë transportuar me një autobus tjetër drejt destinacionit të tyre.”


Nga kjo tregohet se raportimi për numrin e të lënduarve nga aksidenti, në edicionin e lajmeve të orës 12:00 në “Klan Kosova”, është bazuar në deklaratën e kompanisë “Dubova Reisen”.

Por, hibrid.info ka gjetur artikuj në mediat tjera në gjuhën shqipe, të cilat duke iu referuar mediumit në gjuhën gjermane, “rosenheim24-de”, kanë raportuar për 30 persona të lënduar nga ky aksident (shih këtu, këtu dhe këtu).

Në artikullin e “rosenheim24.de” raportohet për 35 persona të lënduar (shih këtu). Informacioni bazohet në raportin final të policisë gjermane të orës 16:11. Artikulli sqaron se në raportin e parë të policisë, në ora 05:28 të mëngjesit, fillimisht shkruhej se nga aksidenti kishin mbetur të lënduar 30 persona.


Analiza:

Pretendimi se në aksidentin e autobusit nga Kosova në Gjermani janë lënduar vetëm tre persona nuk është i plotë.

Raportet e policisë gjermane tregojnë për 35 të lënduar, përderisa titulli dhe raportimi i televizionit “Klan Kosova” bazohet vetëm në deklaratën e kompanisë “Dubova Reisen”.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Raportim i njëanshëm”.

Arsyetimi:

Vlerësim si “Raportim i njëanshëm” merr ajo përmbajtje informative e cila vërehet qartë se bën favorizim të fakteve, qëndrime dhe përfundime që përputhen me një narrativë të veçantë, shpesh duke mos respektuar rregullin e kontaktit me palën tjetër kur bëhet fjalë për pretendime që janë të dëmshme për reputacionin e dikujt ose të portretizuar nga akterë të caktuar me një qasje negative. Një nga format e raportimit të njëanshëm është paraqitja selektive e fakteve, ku theksohen fakte që mbështesin një tezë të caktuar, ndërsa faktet që nuk e konfirmojnë atë janë lënë pas dore.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere