[email protected]
Raportohet rrejshëm se vëllai i deputetit Bajqinovci është punësuar në KEK
shape
shape
shape

Portali “02press.com” dhe portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “albasky.com”, kanë publikuar një artikull me titull “S’kanë të ndalur punësimet e VV’së: Edhe vëllai i Mefail Bajqinovcit punësohet në KEK”.

Nga verifikimi i faktet në këtë artikull, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Nga ajo që është trajtuar, është vërejtur se përmbajtje është cituar portali “Demokracia.com”, ku është publikuar një lajm lidhur me punësimin e vëllait të mbështetësit të deputetit të LVV-së, Mefail Bajqinovcit, e jo me vëllain e këtij të fundit siç pretendohet në titull.

Në titullin e artikullit të publikuar në “Demokracia.com”, bëhet e qartë se fjala është për punësimin në KEK të vëllait të një mbështetësi të Bajqinovcit. (shih këtu)


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalin “02press.com” dhe portalin e dyshimtë “albasky.com”:

https://02press.com/skane-te-ndalur-punesimet-e-vvse-edhe-vellai-i-mefail-bajqinovcit-punesohet-ne-kek/
https://albasky.com/skane-te-ndalur-punesimet-e-vvse-edhe-vellai-i-mefail-bajqinovcit-punesohet-ne-kek/?fbclid=IwAR1Xctu4NQDLHMOJO2r7Rwka55ezk99RkqyYuaHciXlBs2prHolbE6uMpqY

Artikullin me titull të njëjtë e kishte publikuar edhe portali tjetër “Gazeta Metro”, ndaj të cilit kishte reaguar vetë deputeti Mefail Bajqinovci, duke mohuar raportet se vëllai i tij është punësuar në KEK. (shih këtu)


Megjithatë, “GazetaMetro.com” ka kërkuar falje për këtë artikull, duke u arsyetuar se ishte një lëshim teknik në titullin e lajmit. (shih këtu)


Fotografia e artikullit të publikuar në “GazetaMetro.com” me titull të pasaktë:


Analiza:

Portali “02press.com” dhe portali i dyshimtë “albasky.com” kanë publikuar një artikull të mediumit online “Demokracia.com” që kishte të bëjë me punësimin në KEK të vëllait të mbështetësit të deputetit Mefail Bajqinovci.

Por, këto portale të lartcekura, këtij artikulli i kanë vënë titull të pasaktë me pretendimin se bëhet fjalë për vëllain e vetë deputetit Bajqinovci.

Artikull me pretendimin e njëjtë kishte publikuar edhe “GazetaMetro.com”, ndaj të cilit kishte reaguar vetë Bajqinovci duke e quajtur si të pavërtetë këtë lajm. Ndërsa pas këtij reagimi, ky lajm ishte larguar nga “GazetaMetro.com”, e cila kishte kërkuar falje dhe e ka quajtur atë shkrim si lëshim teknik në titull të lajmit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar artikullin e publikuar nga “02press.com” dhe “albasky.com” si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others