Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Raportohet gabimisht për vlerën e shitjes së fanellës të Nedim Bajramit

FATBARDH DEMA

Portali informativ “GazetaOlle.com” ka publikuar dje (18 shtator) artikullin me titull “1 mijë e 844 euro për fanellën e autorit të eurogolit, Nedim Bajramit”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se titulli i këtij artikulli nuk është i saktë, pasi fanella e futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë, në një ankand të hapur nga Federata Shqiptare e Futbollit (këtu), është shitur për 1 mijë e 844 dollarë, e jo euro.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin informativ “GazetOlle.com”:

https://gazetaolle.com/1-mije-e-844-euro-per-fanellen-e-autorit-te-eurogolit-nedim-bajramit/?utm_source=dlvr.it&utm_medium=facebook

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur vegëzën e ankandit online të publikuar në “Matchwornshirt.com”, ku shihet se fanella e Nedim Bajramit është shitur për 1 mijë e 844 dollarë. (shih këtu)


Për ta qartësuar edhe më shumë faktin se fanella e Bajramit nuk është shitur në vlerën 1 mijë e 844 euro, por dollar, e tregon fakti se në këmbimin valutor, kjo shumë në euro del të jetë rreth 1 mijë e 700. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve është vërtetuar se portali “GazetaOlle.com” ka raportuar gabimisht se fanella e futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë, është shitur në ankand për 1 mijë e 844 euro.

Hibrid.info ka vërtetuar se bëhet fjalë për vlerë në dollar, e jo euro. Pra, kjo shumë në dollar, në këmbimin valutor në euro del të jetë rreth 1700.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere