Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi që paraqet fëmijën nën gërmadha duke mbajtur macen në duar, është gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

FATBARDH DEMA

Një faqe në Facebook që publikon përmbajtje në gjuhën shqipe, ka postuar me datë 24 dhjetor një imazh ku shihet një fëmijë në gërmadha të ndërtesave duke e mbajtur një mace në duar.

Këtij imazhi i është vendosur mbishkrimi “Dhimbjet e fëmijëve të pambrojtur në Gaza”.

Pas verifikimit të fotografisë vërehen detaje që nuk përkojnë me një imazh real dhe i njëjti tregon shenja të Inteligjencës Artificiale.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “IDEALISTI-al”:

https://www.facebook.com/idealistial/posts/pfbid02f63uFxrBJ1GbAhNS9j8QJP27NUrDT7ExWKPVC4mLf6Hz864KnAoeHxUZkjWhqJCZl

Pasi të analizohet fotografia nga afër vërehen deformime grafike në pjesën e gishtërinjve të fëmijës, si dhe bishti i maces nuk është në proporcion me trupin e saj.


Hibrid.info ka analizuar imazhin me aplikacione që identifikojnë përmbajtjet e gjeneruara me inteligjencë artificiale.

Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info nëpërmjet aplikacionit Hive Motivation rezulton që imazhi është prodhuar 99.9 për qind me inteligjencë artificiale. (shih këtu)


Analiza:

Pas analizimit të imazhit të publikuar nga një faqe në Facebook, përmes aplikacioneve që identifikojnë përmbajtjet e gjeneruara me inteligjencë artificiale, del që fotografia është prodhuar 99.9 për qind me AI.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë imazh si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Vlerësimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere