Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi për rritjen e çmimit të derivateve të naftës, është i vjetër

FATBARDH DEMA

Portali i dyshimtë “Atdheulajm.com” ka publikuar sot (25 dhjetor) një artikull me titull “Mbushni rezervuarët, pas mesnate shtrenjtohet çmimi i naftës dhe benzinës”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i vjetër dhe ka të bëjë me rritjen e çmimit të derivateve të naftës gjatë muajit mars në Maqedoninë e Veriut.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Atdheulajm.com”:

https://atdheulajm.com/2023/mbushni-rezervuaret-pas-mesnate-shtrenjtohet-cmimi-i-naftes-dhe-benzines/12/?fbclid=IwAR0ecWn7EgtsxVSkfWUWCX5ph7-CUPte8zAs-XuK0gQwDVQ51NTmlbVLf68

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar nga mediumi online “TV21.tv” me datë 27 mars 2023. (shih këtu)


Artikulli i publikuar sot (25 dhjetor) nga portali i dyshimtë “atdheulajm.com”, është postuar edhe në Facebook nga faqja “Atdheu Lajm” me mbishkrimin “Lajm i keq për shoferët…”. (shih këtu)


Tematika e çmimeve të derivateve të naftës duket se është përdorur në këtë rast për shkak të interesimit që nxitë lexuesit të klikojnë artikullin.


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se një portal i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe ka publikuar një artikull të vjetër me pretendimin ta paraqesë si aktual.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere