[email protected]
Lajmi i vjetër dhe i pavërtetë
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news31post.com” ka publikuar një artikull me titull “Merret VENDIMI! Prej tani, burrat nga kjo moshë do dalin në Penzion!”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull dhe ka vërtetuar se titulli është i sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen.

Në përmbajtje gjendet një lajm i vjetër i cili u publikua në janar të vitit 2020 dhe ka të bëjë me pensionistët gra të Shqipërisë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news31post.com”:

https://news31post.com/archive/5181/?fbclid=IwAR2CV43qF4-sW-BXIqHHhj0FNz3lriiBdyyljUv563D8UnhLq35JMIocQn4

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Express Gazeta”, e cila numëron afër 70 mijë ndjekës. (shih këtu)


Gjithashtu, përveç titullit të sajuar, në këtë artikull është përdorur edhe fotografi jo adekuate në të cilën shihet flamuri i Kosovës. Kjo lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me pensionistët kosovarë.

Gjatë hulumtimit përmes makinës së kërkimit “Google”, hibrid.info ka gjetur se teksti i publikuar në portalin e dyshimtë “newstoday74.com” është marrë nga përshkrimi i një storie në Youtube, e publikuar nga televizoni i Shqipërisë “Report TV”. (shih këtu)


Nuk është hera e parë që artikulli i njëjtë publikohet nga portale të dyshimta në Kosovë, të cilat gjithashtu janë verifikuar nga stafi i hibrid.info. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “news31post.com” ka publikuar një artikull të vjetër, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual, duke i vënë titull të sajuar dhe fotografi jo adekuate.

Lajmi ka të bëjë me pensionistët në Shqipëri, por bazuar në titull, lexuesit mund ta perceptojnë si ngjarje që ndërlidhet me Kosovën, duke e ditur se ky portal shumicën përmbajtjes së shpërndarë dhe audiencën e kanë nga Kosova.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others