Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Imazhet e sulmeve me dronin prodhim turk “Bayraktar”, nuk janë nga Ukraina

HIBRID

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës publikon video me sulme të dronëve të vitit 2020, duke pretenduar t’i paraqes si imazhe nga konflikti aktual

Mediat online në Kosovë duke iu referuar faqes së ushtrisë ukrainase në Twitter dhe Facebook, kanë publikuar një video material ku shihen pamje të tankeve dhe ushtarëve rusë të cilët sulmohen nga ajri me dronë të tipit “Bayraktar TB2”, të cilët Ukraina i ka blerë nga Turqia.

Hibrid.info pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, ka arritur të gjejë video materialin e njëjtë, i cili rezulton të jetë i vjetër dhe nuk i përket ngjarjes aktuale në Ukrainë.

Video është publikuar në Twitter nga llogaria me emër “Clash Report” me datën 3 mars të vitit 2020 dhe ka të bëjë me ngjarjen kur droni i prodhimit turk bombardonte trupat siriane në provincën siriane të Idlib. (shih këtu)

Në këtë artikull të shpërndarë nga disa media nga Kosova, gjendet vegëza e këtij video materiali, por e njëjta duket se është fshirë nga rrjeti social Facebook (shih këtu dhe këtu). Gjithashtu edhe në profilin në Twitter të këtij institucioni të lartë ukrainas, nuk gjendet një video e tillë.


Vegëzat e artikullit të publikuar në disa nga mediat online në Kosovë mund t’i gjeni këtu, këtu, këtu dhe këtu.


Analiza:

Disa nga mediat online në Kosovë duke iu referuar Ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë, kanë publikuar një artikull me një video material që pretendohet se pamjet janë të tankeve dhe ushtarëve rusë të cilët sulmohen nga ajri me dronë të tipit “Bayraktar TB2”, të cilët Ukraina i ka blerë nga Turqia.

Ministria e lartcekur duket se ka fshirë këtë video, pasi vegëzat e kësaj videoje, të vendosura në artikujt e mediave online në Kosovë, nuk hapen.

Megjithatë, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë video material, i cili është i vjetër i publikuar në mars të vitit 2020 nga llogaria me emrin “Clash Report” në Twitter dhe i takon ngjarjes kur droni i prodhimit turk bombardonte trupat siriane në provincën siriane të Idlib.

Pra, mediat kosovare iu kanë referuar një burimi kredibil si Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë, por që kjo e fundit më pas e ka fshirë videon e njëjtë, e cila nuk ka të bëjë me ngjarjen aktuale në Ukrainë. Hibrid.info e ka vlerësuar këtë si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere