Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Ri-publikohet si aktual lajmi i vjetër për platformën “Superpuna”

FESTIM RIZANAJ

Disa faqe në Facebook kanë publikuar një artikull sot (8 prill) me titull “Super lajm nga Qeveria për të papunët, Ja qka përfitojn ato!”.

Artikulli i publikuar sot, në fakt është publikuar më 9 shkurt, nga një portal i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe që mbanë domainin “jnews3.com”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në artikull dhe, pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, është vërtetuar se ky artikull është i vjetër, dhe i bazuar në projektin e Qeverisë së Kosovës të platformës “superpuna”.

Pra, faqet e lartcekura janë munduar që këtë lajm të vjetër ta paraqesin si aktual, duke lënë vend për keqinformim te lexuesit.

Vegwzat e artikullit të publikuar në Facebook nga faqet “Lajme Globale”, “Lajme nga Bota” dhe “Shqiperia Daily”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0EZE2h3YygWw9e7fK5z117ttzYcRcUsrf5mPcSKgEjsmMGFh7CPhDZu3hiGQUqqcPl&id=100063519146107
https://www.facebook.com/LajmeIslamee/posts/pfbid024yzwcDwWaYgL5FUF3TQBYaQWjLdW1vZ8jnbmFsPchjDL7QhvMcw9JLkG7DiqVgbhl
https://www.facebook.com/shqiperiaebashkuarr/posts/pfbid02Rzto6CY87QsyBRskvRUHVBv441xcR2gBsXT2hUFxjgQvstVNYKDPQLoddMxHuyP1l

Këto faqe kanë shpërndarë në Facebook një lajm të vjetër, pa e bërë të qartë këtë fakt. Lajmi është publikuar nga portali i dyshimtë “jneës3.com” më 9 shkurt.

Ndërsa, përmbajtja e lajmit bazohet në një ngjarje të prezantimit të projektit të platformës “superpuna” nga Ministria e Financave (këtu), i bërë më 6 shkurt të këtij viti.

Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në kohë reale (6 shkurt) edhe nga disa mediume në gjuhën shqipe.(këtu, këtu)


Analiza:

Lajmi i vjetër i lansimit të platformës për punësimin e të rinjve “Superpuna” është ri-publikuar si aktuale me titull senzacional. Nga kontrolli dhe verifikimi i fakteve të bëra, kuptohet se këto faqe të Facebook-ut kanë shpërndarë një lajm të vjetër, të pa përditësuar, duke synuar ta paraqesin atë si aktual.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere