Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Rikthehet pretendimi pa fakte se Rama e mbështet Hamzën për kryeministër të Kosovës

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Një fotografi e publikuar, ku shfaqen kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është interpretuar si një shenjë mbështetjeje nga ana e Ramës për Hamzën si kryeministër të Kosovës.

Postimi u publikua dje (20 janar) në TikTok nga llogaria “xixa.05”.

E vërteta?

Pas verifikimit nga hibrid.info, del se pretendimi nuk është i bazuar në fakte.


Fotografia është marrë nga llogaria e Bedri Hamzës në Facebook. Ai më 27 nëntor kishte shkruar për takimin me Edi Ramën për festën e 28 Nëntorit.

“Në Tiranë, takim me kryeministrin Edi Rama për festën e madhe të 28 Nëntorit. Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi qenë gjithmonë, për ta nderuar trashëgiminë dhe për të punuar së bashku për të ardhmen tonë. Kur Kosova dhe Shqipëria janë mirë, #mamirë janë të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë!” pati shkruar Hamza në Facebook në postimin për takimin me Ramën. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Hamza ishte takuar edhe me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj (njoftimi).

Hibrid.info përmes makinave online të kërkimit s’ka arritur të gjejë ndonjë artikull në të cilin Rama ka ofruar mbështetje për Hamzën (shih këtu). 


I njëjti pretendim është publikuar edhe me datë 28 nëntor 2024 nga llogaria “partiademokratike88” në TikTok, e që gjithashtu është trajtuar nga hibrid.info. (shih këtu)


Analiza:

Llogaria “xixa.05” në TikTok ka publikuar një fotografi të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, nga një takim për 28 Nëntor.

Përmes kësaj fotografie, kjo llogari pa ofruar asnjë fakt ka pretenduar se Rama e mbështet kandidatin e PDK-së për kryeministër të Kosovës.

Pas hulumtimit të kryer online, hibrid.info nuk ka gjetur asnjë artikull të publikuar në media për mbështetjen e pretenduar nga Rama për Hamzën apo ndonjë kandidat tjetër.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere