[email protected]
Ripublikohet pretendimi i paverifikuar se Erdogani ka reaguar ndaj Borrellit për Kosovën
shape
shape
shape

Nëpërmjet një publikimi në TikTok është rikthyer pretendimi se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar ndaj Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, për Kosovën.

Përmbajtja është publikuar në TikTok nga llogaria me emrin “folejadardanis” më 5 qershor.

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Përmbajtja e publikuar pretendon pa fakte se presidenti turk i është kundërpërgjigjur përfaqësuesit të BE-së “duke i thënë se asgjë nuk mund të eskalojë në Kosovë”.


Vegëza e postimit të llogarisë “folejadardanis” në TikTok:

https://perma.cc/DD2D-VER2


Shkrimi në fotografinë e publikuar:

“PRESIDENTI ERDOGAN I KUNDËRPËRGJIGJET JOSEF BORRELL PËR KOSOVËN

Presidenti BE-së Josep Borrell kritikoi Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin për mos zbatimin e urdhërit nga BE-ja. Borrell tha se BE nuk do të mbajë përgjegjësi nëse eskalon situata në veri të Kosovës. Por këtu nuk mungoi reagimi i Qeveris Turke ku presidenti Turk Rexhep tayp Erdogan iu kundër përgjigj presidentit të BE-së. Duke i thënë se asgjë nuk mund të eskalojë në Kosovë pasi që situata në Kosovë do të jetë stabile dhe askush nuk do të mund të përzihet në stabilitetin dhe vendimet që i merr Republika e Kosovës”


Publikimi në TikTok deri në momentin e trajtimit ka marrë mbi 48 mijë shikime, mbi 2150 pëlqime dhe mbi 160 komente, ndër të cilat një numër i konsiderueshëm duket se e ka marrë përmbajtjen si të mirëqenë. (shih këtu)


Përmbajtja del të jetë e ngjashme sikur me disa publikime në Facebook që hibrid.info i pati trajtuar në nëntor të vitit 2022. (shih këtu) Pos ngjashmërive në shkrim, përmbajtja përdor edhe fotografinë e njëjtë.

As në kërkimin e ri në makinat online të kërkimit, hibrid.info nuk ka arritur të gjejë ndonjë burim të përmbajtjes së pretenduar. (shih këtu)


Analiza:

Një llogari në TikTok ka publikuar një material me pretendimin pa fakte se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka reaguar lidhur me deklaratat e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, për Kosovën.

Përmbajtja del të jetë e ngjashme me atë që kishte qarkulluar edhe në fund të vitit 2022.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info nuk ka arritur të konfirmojë deklaratë të tillë nga Erdogani.

Bazuar në metodologjinë e punë, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si përmbajtje “ e paverifikuar”.

Arsyetimi:

“I paverifikuar” klasifikohen ato raporte mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others

Translate »