[email protected]
Rishikimi i javës: Lajm i rremë se Agim Veliu do të jetë kandidat i AAK-së për deputet, dezinformatë/clickbait se Trumpi kishte propozuar ndarjen e kufirit Kosovë-Serbi me mur
shape
shape
shape

Përgatiti: Festim Rizanaj

Keqinformatat e vlerësuara si manipulim i fakteve/dezinformatë dhe mashtrim janë ato që kanë dominuar gjatë javës që shkoi sa u përket keqinformatave të publikuara në media, portale të dyshimta dhe faqe e llogari në media sociale.

Keqinformatat e vlerësuara si manipulim i fakteve/mashtrim janë publikuar në platforma si “Telegram” dhe “X” (ish-Twitter), duke përfshirë pretendime të pabazuara që lidhen me shqiptarët dhe ngjarje politike në SHBA. Një video e publikuar në kanalin serb “КОРИДОР” në “Telegram” më 9 nëntor pretendonte pa fakte se një mural i Kamala Harris ishte vandalizuar në Prishtinë, ndërkohë që ngjarja kishte ndodhur në Atlanta. Po ashtu, një video tjetër në “X” më 10 nëntor, nga llogaria “vukfenix”, pretendonte se një grua shqiptaro-amerikane kishte reaguar me tone të larta pas humbjes së Kamala Harrisit, por mungonin prova për prejardhjen e saj. Një tjetër pretendim i rremë, publikuar më 13 nëntor nga e njëjta llogari, lidhej me një sulm fizik në Brooklyn, ku personat u cilësuan si shqiptarë pa asnjë dëshmi mbështetëse.

Mashtrimet janë bërë në TikTok dhe Facebook dhe synojnë manipulimin e fakteve dhe audiencës. Një video në TikTok nga llogaria “albania_191919” pretendonte se Elon Musk kishte folur shqip dhe kishte origjinë shqiptare, duke përdorur materiale të manipuluara përmes aplikacioneve digjitale. Po ashtu, një postim tjetër nga “folejadardanis” falsifikoi rezultatet e një sondazhi televiziv, duke ndryshuar përqindjet në favor të kandidatëve për kryeministër në Kosovë. Në Facebook, faqja “Services de logement” pretendoi rrejshëm se ishte miratuar një subvencion për strehim në Kosovë, duke përdorur një vegëz mashtruese për aplikim.

Manipulim i fakteve/Mashtrim u vlerësua imazhi i publikuar më 3 nëntor në Facebook nga llogaria “Muharrem Tashevci” që pretendonte se Lumir Abdixhiku, kryetari i LDK-së, kishte deklaruar se Kosova do të anëtarësohej në NATO dhe BE, ashtu siç kishte realizuar liberalizimin e vizave. Pas verifikimit, Hibrid.info zbuloi se deklarata është manipuluar, pasi Abdixhiku nuk ka përmendur liberalizimin e vizave në kontekstin e deklaratës së tij. Ky është një rast i manipulimit të fakteve për të keqinterpretuar qëndrimin e tij publik.

On November 10, a fake news claim was published on TikTok by “x65world” stating that NATO Secretary General Mark Rutte had threatened to exclude the U.S. from the alliance. The claim was based on a dubious channel on Telegram. Additionally, a false report claimed that Agim Veliu would be a candidate for the Assembly of Kosovo on behalf of AAK, initially published by “Indeksonline.net” and shared across other portals. Veliu categorically denied the claim, emphasizing that such news aimed to harm him and the LDK during the campaign.

Faqja “NTV Televizion” në Facebook dhe YouTube ka publikuar përmbajtje dezinformuese dhe tituj clickbait për të tërhequr vëmendjen e lexuesve. Më 12 nëntor, u shpërnda një imazh i Donald Trumpit me pretendimin se ai kishte propozuar ndarjen e kufirit Kosovë-Serbi me mur, shoqëruar me një artikull që mbante të njëjtin titull. Pas verifikimeve, Hibrid.info konstatoi se nuk ekziston asnjë propozim zyrtar nga Trump mbi këtë çështje, dhe imazhi bashkë me artikullin u hoq pas publikimit. Po ashtu, më 14 nëntor, kanali i njëjtë publikoi një video në YouTube me titullin “Komandanti i KFOR-it takon Osmanin/ Detaje Tragjike, ja vendimi”, ku përdorej një imazh i presidentes Vjosa Osmani dhe komandantit të KFOR-it, Enrico Barduani. Hibrid.info zbuloi se asnjë vendim nuk ishte marrë dhe përmbajtja e videos nuk përputhej me titullin, duke e bërë të qartë natyrën manipulative të publikimit.

Dezinformata të ndryshme janë publikuar në rrjete sociale duke përfshirë pretendime të rreme për deklarata dhe marrëveshje. Më 11 nëntor, një postim në Facebook nga “Lule Gjeli” pretendoi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kishte falënderuar LDK-në për ndihmë ndaj Serbisë, duke deklaruar se kjo parti ishte formuar në Beograd, por Hibrid.info nuk gjeti prova për këtë pretendim. Po ashtu, më 26 tetor, një llogari në TikTok me emrin “fskkrenariajone” publikoi një imazh ku sugjerohej se Kosova dhe Turqia kishin bërë një marrëveshje për sistem raketor, duke përdorur një foto të ministrit Ejup Maqedonci gjatë një ekspozite armësh. Hibrid.info konfirmoi se nuk ka ndonjë marrëveshje të tillë të dokumentuar zyrtarisht, dhe pretendimi ishte i pavërtetë.

Një lajm i rremë pretendoi se Agim Veliu do të jetë kandidat i AAK-së për deputet, botuar fillimisht nga “Indeksonline.net” dhe shpërndarë në portale të tjera. Veliu e mohoi kategorikisht këtë pretendim, duke theksuar se lajme të tilla synojnë dëmtimin e tij dhe të LDK-së gjatë fushatës.

Tri portale në gjuhën shqipe, “botasot.info”, “rtv21.tv” dhe “lajmi.net”, publikuan më 14 nëntor një titull të gabuar: “Mbi 3 mijë të vdekur nga aksidentet në trafik për 4 vjet”. Pas verifikimit, rezultoi se titulli ishte i pasaktë, pasi të tri portalet kishin bazuar artikujt në një deklaratë nga drejtori i Divizionit të Trafikut Rrugor, Jeton Rexhepi, i cili përmendi se nga viti 1999 deri më tani, kanë humbur jetën 3,018 persona në aksidente, jo vetëm në 4 vjetët e fundit.

Përmbajtje e paverifikuar u vlerësua publikimi i një imazhi që shfaq ish-boksierin Mike Tyson me flamurin e Palestinës u publikua në disa faqe të mediave në Facebook dhe në llogarinë e Gëzim Kelmendit, ish-deputet në Kuvendin e Kosovës. Pas verifikimit, Hibrid.info ka zbuluar se përmbajtja është e gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale dhe nuk është autentike.

Portali “Kosova-sot.info” publikoi më 15 nëntor një artikull me titullin “Të paktën dhjetë të vdekur pas zjarrit në një shtëpi të pleqve”, duke krijuar ndjesinë e urgjencës, por nuk e përmendi vendin e ngjarjes (Spanjë), duke përdorur teknikën e clickbait për të tërhequr klikime.

Manipulim i fakteve/Mashtrim

Publikohet një imazh që shfaq Lumir Abdixhikun, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), me pretendimin se ka premtuar se do ta anëtarësojnë Kosovën në NATO e BE, ashtu siç e patën realizuar liberalizimin e vizave. Përmbajtja është publikuar me 3 nëntor në Facebook, nga një llogari me emrin “Muharrem Tashevci”. Hibrid.info ka gjetur se deklarata e Abdixhikut është e vërtetë, përveç pjesës së liberalizimit të vizave, të cilin ai nuk e ka përmendur në rastin konkret. (këtu)

Lajm i rremë

Është pretenduar se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me përjashtim nga kjo aleancë nëse presidenti i zgjedhur Donald Trump “ia dorëzon Ukrainën Putinit”. Pretendimi u bë nga llogaria “x65world” në TiktTok të dielën, 10 nëntor. Por, pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, del se ky pretendim është i rremë dhe për burim ka një kanal të dyshimtë në Telegram. (këtu)

U pretendua se Agim Veliu do të jetë kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për të garuar në listën për deputetë në zgjedhjet nacionale që do të mbahen më 9 shkurt. Artikulli i publikuar fillimisht nga portali “Indeksonline.net”, si lajm ekskluziv, është fshirë në ndërkohë, mirëpo i njëjti ende figuron në Google. Madje, artikulli në fjalë është publikuar edhe në së paku një portal tjetër informativ në gjuhën shqipe. E vetë Veliu, në një prononcim për portalin “Reporteri.net”, ka mohuar zërat se do të garojë për deputet në listen e AAK-së. Po ashtu, ai tha se nuk ka pasur asnjë diskutim me njëri të gjallë për këtë punë, derisa edhe në një reagim në “Facebook” është shprehur se lajmet e tilla në kohë të fushatës e atakojnë direkt personalitetin e tij sikurse edhe LDK-në. (këtu)

Manipulim i fakteve/Dezinformatë

“Në Prishtinë u ngutën para se ta shihte Trumpi”, mban mbishkrimin një video e publikuar në “Telegram”, i përcjellë me një emotikon duke qeshur me lot. Në këtë video shfaqet një person duke e lyer me ngjyrë një mural që paraqet portretin e kandidates demokrate për presidente të ShBA-së, Kamala Harris. Përmbajtja u publikua më 9 nëntor në “Telegram” nga kanali në gjuhën serbe “КОРИДОР” (KORIDOR). Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se videoja nuk është realizuar në Prishtinë, siç pretendohet, por në Atlanta (ShBA). (këtu)

Është publikuar një video-material ku shihet dhe dëgjohet një grua teksa shprehet në gjuhën angleze me tone të larta dhe me gjuhë të papërshtatshme. Në titrat që i janë vendosur videos, shkruhet se ky reagim i gruas në fjalë vjen pas rezultatit zgjedhor të Kamala Harrisit, kandidates demokrate në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), e cila humbi ndaj republikanit Donald Trump. Kjo përmbajtje është publikuar më 10 nëntor në platformën “X” (ish-Twitter), nga një llogari me emrin “vukfenix”, në mbishkrimin e të cilës pretendohet se gruaja e shfaqur në këtë video i përket komunitetit shqiptaro-amerikan. Hibrid.info ka vlerësuar se në këtë përmbajtje nuk vërehen prova dhe dëshmi që mund të konfirmojnë prejardhjen apo përkatësinë etnike të gruas, e cila shfaqet aty. (këtu)

Publikohet një video-material ku shihen disa persona duke sulmuar fizikisht një tjetër person, në një hapësirë publike në Brooklyn – New York. Videoja me pretendim se personat që e kryejnë sulmin, janë të përkatësisë etnike shqiptare, është publikuar (13 nëntor) në platformën “X” (ish-Twitter), nga një llogari me emrin “VukFeNix”. Hibrid.info ka vlerësuar se në këtë përmbajtje nuk vërehen prova dhe dëshmi që vërtetojnë se personat e shfaqur në video, janë shqiptarë. (këtu)

Dezinformatë/Clickbait

Publikohet një imazh ku shihet Donald Trump, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), me mbishkrimin që pretendon se kufiri mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndahet me mur. Kjo fotografi është publikuar sot (12 nëntor) në faqen në Facebook, të mediumit në gjuhën shqipe “NTV Televizion”, me tekstin “Kufiri ndahet me mur/ Propozimi i Donald Trump për vijën administrative Kosovë – Serbi”. Imazhit i është bashkëngjitur edhe artikulli nga portali i këtij mediumi, me të njëjtin titull. Në ndërkohë, Hibrid.info ka vënë re se imazhi dhe artikulli janë hequr pas botimit. Hibrid.info nuk ka gjetur asnjë propozim zyrtar nga presidenti i zgjedhur për vijën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, çfarë pretendohet në përmbajtjen e trajtuar. (këtu)

“Komandanti i KFOR-it takon Osmanin/ Detaje Tragjike, ja vendimi” është titulli i përdorur në një video të publikuar në “YouTube” nga kanali “NTV Televizion” të enjten (14 nëntor). Publikimi ka përdorur një imazh si ballinë të videos. Në të shihen presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, dhe mbishkrimi “VENDIMI TRAGJIK”. Pas verifikimit të komunikatave zyrtare nga institucionet, del se nuk është marrë asnjë vendim. Për më shumë ky pretendim në titull nuk përputhet as me përmbajtjen e materialit. (këtu)

Dezinformatë

Është publikuar një imazh ku shihet Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë me mbi shkrimin që pretendon se ka falenderuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për ndihmën dhënë Serbisë në afrimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), duke deklaruar se “LDK është parti qe e kemi formuar ne në Beograd”. Kjo përmbajtje të cilës i është bashkangjitur edhe një vegëz e një video-materiali nga llogaria e presidenti serb në Instagram, nga ku është shkëputur imazhi, është publikuar në Facebook me 11 nëntor nga një llogari me emrin “Lule Gjeli”. Gjetjet e hibrid.info nuk vërtetojnë pretendimin nga kjo përmbajtje. (këtu)

Publikohet një imazh me mbishkrimin që pretendon se Kosova dhe Turqia kanë bërë një marrëveshje për sistem raketor. Fotografia me këtë pretendim, ku shfaqet Ejup Maqedonci, ministri i Mbrojtjes në një ekspoze armësh, është publikuar në TikTok (26 tetor), nga një llogari me emrin “fskkrenariajone”. Hibrid.info ka gjetur se fotografia në fjalë nuk shfaq momentin e arritjes së marrëveshjes çfarë pretendohet dhe se nuk ka konfirmim zyrtar për një marrëveshje të tillë. (këtu)

Mashtrim

Nëpërmjet një videoje të publikuar në TikTok është pretenduar se njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, ka folur në gjuhën shqipe e se ka treguar që ka origjinë shqiptare. Videoja e publikuar nga llogaria “albania_191919” më 13 nëntor përmban edhe një fotografi të tij bashkë me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. “Trump krijon Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë, në krye të tij Elon Musk” është mbishkrimi mbi fotografi. Ndërsa në materialin e plotë janë edhe mbishkrimet “Per here te pare! Flet Shqip ne publik” dhe “Elon Musk me origjin Shqipëtare ne Qeverin Trump”. Hibrid.info e ka trajtuar edhe në të kaluarën materialin e njëjtë në të cilin dëgjohet Musk duke folur në gjuhën shqipe. Përmes aplikacioneve për ndërhyrje në video-përmbajtje, ishte vërejtur se materiali është manipuluar. (këtu)

Përmes një postimi të publikuar me mbishkrimin “Kush është kandidati më i mirë për Kryeministër”, paraqiten disa shifra në përqindje si dhe figurat e katër kandidatëve për kryeministër të Kosovës. Albin Kurti – LVV 86%, Bedri Hamza – PDK 7%, Lumir Abdixhiku – LDK 6% dhe Ramush Haradinaj – AAK 1%. Fotografia mban logon e televizionit ATV, ndërsa u publikua me datë 13 nëntor në TikTok nga llogaria “folejadardanis”. Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se imazhi është publikuar nga televizioni ATV në faqen zyrtare në Facebook, por në të nuk figurojnë përqindjet e lartcekura. Pra, llogaria në TikTok ka marrë këtë imazh nga ATV dhe më pas i ka vënë përqindjet tek secili kandidat, duke e paraqitur si sondazh. (këtu)

Është publikuar një përmbajtje me anë të së cilës pretendohet se gjatë nëntorit u miratua vendim për ofrimin e subvencionit për strehim, për 800 njësi banimi në Kosovë. Në mbishkrimin e këtij postimi, pretendohet se duke klikuar vegëzën, ofrohet mundësia për aplikim. Ndërsa pretendohet se prioritet do të kenë shtetasit kosovarë dhe personat mbi 45 vjeç. Postimi u publikua më 4 nëntor në Facebook nga faqja “Services de logement”. Hibrid.info ka gjetur se mungojnë të dhënat bazike lidhur me këtë “subvencion”. (këtu)

Gabim

“​Mbi 3 mijë të vdekur nga aksidentet në trafik për 4 vjet” është titulli që tri portale në gjuhën shqipe e kanë publikuar të enjten (14 nëntor). Publikimi me këtë titull është hasur në portalet “botasot.info”, “rtv21.tv” dhe “lajmi.net”. Pas verifikimit të fakteve del se titulli është gabim, bazuar në përmbajtjen e artikujve. Të tri portalet kanë marrë për bazë deklaratën e njëjtë. Sipas artikujve, drejtori i Divizionit të Trafikut Rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi, ka bërë të ditur se në periudhën nga viti 1999 ose 2000 e deri më tash, kanë humbur jetën 3 mijë e 18 persona në trafik. (këtu)

Përmbajtje e paverifikuar

Është publikuar një imazh, që shfaq ish-boksierin Mike Tyson me flamurin e Palestinës. Ky imazh është gjetur i publikuar në disa faqe të mediave në Facebook, si dhe në llogarinë zyrtare të Gëzim Kelmendit, ish-deputet në Kuvendin e Kosovës. Hibrid.info ka gjetur se kjo përmbajtje e shpërndarë, është e gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale. (këtu)

Clickbait

“Të paktën dhjetë të vdekur pas zjarrit në një shtëpi të pleqve” mban titullin një artikull i publikuar nga portali në gjuhën shqipe “Kosova-sot.info” të premten (15 nëntor). Artikulli u shpërnda me të njëjtin titull edhe në faqen e këtij mediumi në Facebook “Kosova Sot”. Artikulli u ilustrua me një imazh në të cilin shkruan “LAJMI I FUNDIT”. Pas klikimit të vegëzës, vërehet se për dallim nga përmbajtja e artikullit që tregon se rasti ka ndodhur në Spanjë, titulli nuk e tregon vendin e ngjarjes. (këtu)

Share With Others

Translate »