Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Shpërndarja e shumës prej 20 eurosh, nuk ka të bëjë me Kosovën

HIBRID

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull me titull “Nga 15 deri 30 nëntor mundeni të aplikoni për 20 euro nga shteti”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, pasi nuk tregon se për cilin shtet bëhet fjalë.

Vetëm pasi të klikosh në artikull, atëherë bëhet e qartë se vendimi për ndarjen nga 20 euro është marrë nga shteti i Serbisë.

Portalet e dyshimta si “lajmefree.com” dhe “readkoala.com” e kanë publikuar këtë artikull me titull përgjithësues, duke mos treguar se për cilin shtet bëhet fjalë.

Duke e ditur se këto “portale” shumicën e lajmeve i kanë në gjuhën shqipe dhe për Kosovën, shumë lehtë mund t’i dezinformojnë lexuesit se gjoja bëhet fjalë për një vendim të shtetit kosovarë.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “lajmefree.com” dhe “readkoala.com”:

Duke folur në një konferencë shtypi për ligjet që janë në seancën aktuale të Parlamentit Serb, Ministrri i Financave Sinisha Mali deklaroi sot se qytetarët që kanë arritur moshën madhore ndërkohë si dhe ata që nuk kanë aplikuar më parë mund të aplikojnë për ndihmë prej 20 eurosh midis 15 dhe 30 nëntorit.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “lajmefree.com” dhe “readkoala.com”:

https://lajmefree.com/2021/10/09/nga-15-deri-30-nentor-mundeni-te-aplikoni-per-20-euro-nga-shteti/?fbclid=IwAR2gUbrBmZfvkjtuNVh3cPNVfFBh0nv-9eHiSlL8smQVjapNuHPtoOtgps8
https://readkoala.com/show/2021/10/09/nga-15-deri-30-nentor-mundeni-te-aplikoni-per-20-euro-nga-shteti/?fbclid=IwAR0r4KoExWwyCD8ZOuWEwoal7Q-9CXuG5fUk9h1xJlqsV89ghefJ66JmOQ0

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet “Gazeta Arbëria” dhe “Në Kohë”.

https://www.facebook.com/Gazeta66/posts/4182397115198061

https://www.facebook.com/nekohe/posts/230263932468174


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga portali “Blic Presheva” (blicpresheva.com):

https://www.facebook.com/blicpresheva0/posts/427883048694144


Analiza:

Portale të dyshimta në gjuhën shqipe të cilat shpërndajnë artikuj rreth Kosovës, kanë publikuar një artikull që lidhet me një vendim të shteti të Serbisë për shpërndarjen nga 20 euro për qytetarët që kanë arritur moshën madhore, ndërsa në titull nuk bëhet e qartë se për cilin shtet bëhet fjalë.

Duke e ditur se këto portale të dyshimta, shumicën e lajmeve dhe lexuesve i kanë nga Kosova, ky titull përgjithësues mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me shtetin kosovar.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere