Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Shtohen përmbajtjet e rreme për ndihmë financiare e tërheqje nga Trusti

HIBRID

Krijuesit e lajmeve të rreme, po vazhdojnë prodhimin e përmbajtjeve të rreme, që ndërlidhen me këto temat që lidhen me ndihma financiare nga institucionet e Kosovës dhe për propozimin për tërheqje të 30 përqind nga fondet pensionale në Trust.

Kjo për faktin se, këto lajme, po zgjojnë interes të madh nga audienca kosovare, përdorues të platformave digjitale, siç janë rrjetet sociale.

Prodhimi i këyte përmbajtjeve bëhet kryesisht nga portale dhe faqe të dyshimta në media sociale, të cilave nuk u dihen autorët.

Në shumicën e rasteve, artikujt e përdorur nga këto portale e faqe të dyshimta nuk i përgjigjen fare pretendimit të bërë në tituj.

Hibrid.info ka trajtuar muajt të fundit një sërë këso pretendimesh të rreme.

Duket se ka qenë vendimi i Qeverisë së Kosovës për mbështetje të punonjësve, pensionistëve dhe studentëve, si nxitje për krijuesit e dezinformatave që ndërlidhen me këtë temë.

Artikujt me pretendime të rreme, që kanë përdorur pjesërisht përmbajtje me temë të tillë, të trajtuar nga hibrid.info. (shih shembujt më poshtë)


Gjithashtu edhe kërkesa e një pjese të partive nga Opozita e Kosovës, për tërheqje të 30-përqindëshit ka shërbyer që prodhohen dezinformata lidhur me këtë temë e të shpërndahen në masë të madhe në mediat sociale.

Artikujt me pretendime të rreme, që kanë përdorur pjesërisht përmbajtje me temë të tillë, të trajtuar nga hibrid.info. (shih shembujt më poshtë)

https://news388media.com/co/lajm-i-mire-per-terheqjen-e-parave-nga-trusti/?fbclid=IwAR1-L2GULc25Pqmk8rS_vHEZD87CV0it58vsmKiJLXLq_CC4MUbEk87T3Ao

https://hibrid.info/lajmi-per-ekzekutimin-e-parakohshem-te-pensioneve-dhe-ndihmave-sociale-eshte-i-vjeter/?fbclid=IwAR0063cWLuFYObb0VpRC-OCJ2RQyM6ejLVmbJuoZrX28CZjXV9fvlQ1YoU0
Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere