Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titull mashtrues: Nuk ka ndihmë financiare për qytetarët siç pretendohet

HIBRID

Portali i dyshimtë “konakushqiptar.com” ka publikuar një artikull ku pretendohet se qytetarët mund të aplikojnë për të marrë shuma prej 250 euro.

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i rremë, i cili mund të mashtrojë dhe dezinformojë lexuesit, duke i shtyrë ata që të klikojnë në të.

Pas kontrollit të kryer nga hibrid.info, në këtë artikull gjendet vetëm një status i një qytetari të Kosovës, i cili me datë 28 korrik të vitit 2020, në rrjetin social Facebook kishte dhënë si ide të shpërndahen këto mjete shkaku i pandemisë COVID-19.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “konakushqiptar.com”:

https://konakushqiptar.com/web/news/5677?fbclid=IwAR2rZxPO0AxpfQfRwSH0NDLTdz-PDhwZfAcNOgmxnK7hm8pbI6yZjrIzafE

I njëjti artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, ku ka arritur të grumbullojë komente e reagime të shumta.

https://www.facebook.com/GazetaAktive/posts/246012110902147


Gjatë hulumtimit të bërë nga hibrid.info, u gjet edhe statusi i qytetarit (njohës i ekonomisë) Shenoll Muharremi në Facebook, i cili u përdor nga portalet e dyshimta për t’u paraqitur si vendim institucional, për të krijuar dhe shpërndarë lajme të rreme.

https://www.facebook.com/shenoll.muharremi/posts/3358794897515018


Ky status i Muharremit është përdorur edhe më herët nga portale tjera të dyshimta, ku edhe atëherë është verifikuar nga stafi i hibrid.info.


Analiza:

Artikulli i “konakushqiptar.com”, përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me tekstin, i cili duket se ka tendencë të mashtrojë lexuesit duke i shtyrë ata të klikojnë në të.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere