[email protected]
Lajm i vjetër dhe pretendim i rremë: Deputetja australiane nuk ishte myslimane
shape
shape
shape

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe “Worldlivestar.com” dhe “Banglacontent24.com” kanë publikuar një artikull me titull “Deputetja Muslimane heq mbulesen e saj në parlament the fyen islamin, u mirëprit me një duartrokitje”.

Ky artikull i referohet lajmi të vjetër që vjen nga Australia, në kohën kur një deputete e parlamentit të këtij shteti, në shenjë proteste kundër veshjeve islame.

Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se kjo ngjarje është e vjetër, e cila ka ndodhur në vitin 2017, ndërsa deputetja në fjalë nuk i përket fesë islame, siç pretendohet në titull.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “Worldlivestar.com” dhe “Banglacontent24.com”:

http://worldlivestar.com/lajme/deputetja-muslimane-heq-mbulesen-e-saj-ne-parlament-the-fyen-islamin-u-mirprit-me-nje-duartrokitje-video/?fbclid=IwAR0lKlhUehfd4NIPaOwsOd4FeqG583rdzzYUljazEprASzFYKe73mi_C1xc

https://banglacontent24.com/sites/deputetja-muslimane-heq-mbulesen-e-saj-ne-parlament-the-fyen-islamin-u-mirprit-me-nje-duartrokitje-video/?fbclid=IwAR1pnZemdGkF29OICjYH0Mm4mLpYLFjjlr-2veXaM1qIzeTqQX0ZuyXedCE
https://banglacontent24.com/sites/deputetja-muslimane-heq-mbulesen-e-saj-ne-parlament-the-fyen-islamin-u-mirprit-me-nje-duartrokitje-video/?fbclid=IwAR1pnZemdGkF29OICjYH0Mm4mLpYLFjjlr-2veXaM1qIzeTqQX0ZuyXedCE

Por në fakt, deputetja australiane nuk i përkiste religjionit Islam. Përkundrazi, në mediumet e huaja të cilat kanë raportuar për këtë ngjarje, thuhet se senatorja australiane e ekstremit të djathtë Pauline Hanson, ka veshur një burka në parlament, si pjesë e fushatës së saj për të ndaluar veshjen gjithëpërfshirëse të veshur nga disa gra muslimane.


Ky artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet “Brb Times24”, “Gazeta Aktive”, “Gazeta Prishtina” dhe “Hej o Bir”.


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (17 gusht 2017) në mediumet e huaja si “Independent.co.uk” dhe “Reuters.com”, të cilat kanë raportuar për këtë ngjarje.


Pjesë të artikullit nga mediat ndërkombëtare, të përkthyera në shqip:

Senatorja australiane e ekstremit të djathtë, Pauline Hanson, veshi një burka në parlament të enjten, si pjesë e fushatës së saj për të ndaluar mbulesat të veshura nga disa gra muslimane, duke shkaktuar një qortim të shpejtë nga qeveria dhe muslimanët.

Hanson u ul në vendin e saj në Parlament për rreth 20 minuta e mbuluar nga burka e zezë përpara se ta hiqte atë për të kërkuar që ata të ndaloheshin në publik për arsye të sigurisë kombëtare.

“Jam shumë i lumtur ta heq këtë, sepse kjo nuk është ajo që duhet t’i përkasë këtij parlamenti,” i tha Senatit Hanson, i cili drejton partinë e ekstremit të djathtë One Nation.

“Nëse një person që mban kapak apo helmetë hyn në një bankë apo në ndonjë ndërtesë tjetër, apo edhe në dyshemenë e gjykatës, ata duhet të hiqen. Pse nuk është i njëjti rast për dikë që mbulon fytyrën dhe nuk mund të identifikohet?”.


Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull të vjetër të vitit 2017, të cilës i kanë vënë titull të rremë, duke pretenduar se një deputete myslimane ka hequr mbulesën si dhe ka fyer fenë islame.

Se ky pretendim është i rremë, u vërtetua pas kontrollit të fakteve nga hibrid.info, pasi në mediumet e huaja që kanë raportuar për këtë ngjarje thuhet se senatorja australiane e ekstremit të djathtë Pauline Hanson, ka veshur një burka në parlament, si pjesë e fushatës së saj për të ndaluar mbulesat nga disa gra muslimane.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others