Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

S’ka raportim nga mediat turke se Serbia dërgoi 300 ushtarë në veri të Kosovës

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një postimi të publikuar në Facebook, pretendohet se mediat turke kanë raportuar se Serbia kohët e fundit ka dërguar mbi 300 ushtarë në veri të Kosovës, të cilët janë futur në territor me dokumente identifikimi si studentë serbë.

Ky postim u publikua më 2 gusht nga faqja “Gazeta Selam” në Facebook.

E vërteta?

Pas hulumtimit online të kryer nga hibrid.info, ky informacion nuk është gjetur i publikuar në asnjë medium turk, siç pretendohet nga faqja e lartcekur. Po ashtu, ky pretendim nuk u gjet i publikuar as nga mediat në shqip.


Hibrid.info ka hulumtuar përmes Google me fjalët kyçe në gjuhën turke “Sırbistan, yakın zamanda Kosova’nın kuzeyine 300’den fazla asker gönderdi”, (Serbia kohët e fundit dërgoi më shumë se 300 trupa në veri të Kosovës), por që rezultatet nuk shfaqin një informacion të tillë të publikuar në gjuhën turke. (shih këtu)

Një pretendim i tillë në gjuhën shqipe është gjetur i publikuar vetëm nga kjo faqe. (shih këtu)


Rreth faqes “Gazeta Selam” në Facebook

Kjo faqe është krijuar në vitin 2019 dhe e njëjta nuk ka adresë, impresum dhe nuk dihet se kush qëndron prapa saj. Në seksionin “about” (rreth nesh) të kësaj faqe gjendet vetëm një adresë elektronike.

Postimi i lartcekur nga kjo faqe, deri në shkrimin e këtij artikulli, ka arritur të grumbullojë 276 reagime, 26 komente dhe 14 shpërndarje. (shih fotografinë më poshtë)


Analiza:

Një postim i publikuar më 2 gusht nga faqja “Gazeta Selam” në Facebook pretendon se mediat turke kanë raportuar për dërgimin e mbi 300 ushtarëve serbë në veri të Kosovës, të cilët kinse janë futur si studentë.

Pas verifikimit, hibrid.info nuk ka gjetur asnjë publikim të tillë në mediat turke, ashtu siç pretendohet. Gjithashtu, një pretendim i tillë nuk është raportuar as nga mediat në gjuhën shqipe.

Faqja që e ka publikuar pretendimin nuk ofron të dhëna transparente për pronësinë dhe përmbajtja e saj nuk mbështetet në burime kredibile.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”..

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere