Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

S’ka sondazh nga “SDGs Global”, pretendim i rremë për përqindjen e Koalicionit për Familje

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Nëpërmjet një postimi në Facebook, është pretenduar se në një sondazh të kryer nga “SDGS Global”, Koalicioni për Familjen ka marrë përqindje të mjaftueshme për të kaluar pragun zgjedhor prej 5 për qind, në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Pretendimi u publikua nga faqja në Facebook e “RTV Besa”, më 7 shkurt.

Cila është e vërteta?

Hulumtimi i hibrid.info nuk ka gjetur se një sondazh i tillë është publikuar në ndonjë burim kredibil e as nga vetë kompania të cilës i referohet pretendimi.


Hibrid.info ka kërkuar në motorin online të kërkimit “Google” me fjalët “Sondazhi i SDGS Global”. Rezultatet nuk çojnë në asnjë burim kredibil e as në diçka që lidhet me sondazhe kredibile.

Hibrid.info po ashtu ka kontrolluar edhe faqen e kompanisë “Global Survey on Sustainability and the SDGs”, ku nuk është gjetur sondazhi për të cilin pretendohet. Kjo faqe në Facebook nuk ka postime që nga viti 2020.

Hibrid.info ka verifikuar edhe më herët sondazhe të rreme që iu janë referuar kompanisë “SDGs Global Survey”, të cilat përmbanin të dhëna tjera. (shih këtu dhe këtu)

Të dhëna të ngjashme për Koalicionin për Familjen janë pretenduar edhe në një imazh të publikuar në TikTok ditë më parë duke ia atribuuar një “sondazhi të SDGS Global Surveyt”. Aty Koalicioni për Familjen ka 5.1 për qind, ndërsa në pretendimin e “RTV Besa” i ka 5.2 për qind.


Rreth sondazheve

Një prej sondazheve që është publikuar në media kredibile është ai i kryer nga Valicon, një prej agjencive të hulumtimit në rajonin Adria. Në bashkëpunim me platformën e saj online Opinia.Club, Valicon ka realizuar sondazhin parazgjedhor për këtë proces zgjedhor.

Sondazhi tjetër (17 dhjetor) që u qarkulloi në media ishte nga kompania “UBO Consulting”, e cila sqaroi se sondazhi për partitë politike është bërë nga shërbimi OMNIBUS.

Hibrid.info ka verifikuar dhjetëra sondazhe të rreme e të vjetra që ishin të manipuluara me pretendimin të paraqiten si aktuale (shih artikullin këtu).

Pse bëhen sondazhet dhe cili është ndikimi tyre?

Sondazhet kryhen për të kuptuar mendimet, qëndrimet dhe preferencat e publikut mbi çështje të ndryshme, duke ofruar një pasqyrë të rëndësishme për politikanët, mediat dhe vendimmarrësit. Sipas Scott Keeter, këshilltar me përvojë i sondazhit në Qendrën Kërkimore Pew, sondazhet janë një mjet thelbësor për të matur opinionin publik, sidomos gjatë fushatave zgjedhore, pasi ato ndihmojnë në identifikimin e trendeve dhe vlerësimin e pritshmërive të votuesve. Për më tepër, ato kontribuojnë në informimin e qytetarëve dhe në ndërtimin e politikave që pasqyrojnë nevojat dhe interesat e publikut.

Megjithatë, Keeter thekson edhe disa nga kufizimet dhe dëmet e mundshme të sondazheve. Nëse nuk realizohen në mënyrë të saktë, ato mund të përçojnë rezultate të pasakta, duke krijuar perceptime të gabuara mbi mbështetjen politike ose trendet shoqërore. Po ashtu, përdorimi i tepërt i sondazheve mund të ndikojë në manipulimin e opinionit publik, duke i orientuar votuesit drejt fituesve të parashikuar ose duke margjinalizuar kandidatët më pak të mbështetur. Për këtë arsye, është e rëndësishme që sondazhet të realizohen me standarde të larta profesionale dhe interpretimi i tyre të jetë i kujdesshëm.

Pragu

Për të hyrë në Kuvendin e Kosovës, një subjekt politik i komunitetit shumicë duhet t’i sigurojë të paktën pesë për qind të votave. (Ligji për zgjedhjet e përgjithshme)


Analiza:

Në një postim në Facebook është pretenduar se në një sondazh të kryer nga “SDGS Global”, subjekti Koalicioni për Familjen ka marrë 5.2 për qind.

Publikimi i bërë nga “RTV Besa” në Facebook nuk është i bazuar në burime kredibile. Pas verifikimit të hibrid.info del se një sondazh i tillë nuk është publikuar në asnjë burim kredibil e se emri i “SDGS Global” është përdorur në disa raste për keqinformim.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere