Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Vazhdon publikimi i sondazheve jokredibile dhe të manipuluara

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Janë publikuar dy imazhe, që pretendojnë se paraqesin një sondazh, sa i përket mbështetjes popullore ndaj subjekteve politike në Kosovë, para zgjedhje parlamentare të 9 shkurtit.

imazhin e parë të publikuar dje (14 janar) në Facebook nga një faqe me emrin “Kosova.info” pretendohet se ky sondazh është realizuar nga kompania amerikane SDGs Global Survey. Ndërsa imazhi i dytë është publikuar më 4 janar në TikTok nga një llogari me emrin “partiademokratike88”.

Të dy këto sondazhe të pretenduara nxjerrin Partinë Demokratike Të Kosovës (PDK), si fitues në rast se zgjedhjet do të mbaheshin sot. 

Cila është e vërteta?

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është gjetur se njëri sondazh nuk është publikuar nga burime kredibile, ndërsa tjetri është manipuluar.


Cili është manipulimi me këtë sondazh?

Pas verifikimit, hibrid.info ka gjetur se në publikim janë përdorur të dhëna të një hulumtimi të publikuar në dhjetor të vitit 2022, nga Instituti “PIPOS” në emisionin “Rubikon” në KlanKosova (shih këtu).

Në rezultatet e publikuara atëkohë nga “PIPOS”, printe Lëvizja Vetëvendosje (VV) me 35.5%. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ishte e dyta me 22.2% dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ishte e treta me 21.5%.

Pra, në këtë publikim është ndërruar renditja e partive në listë. Në vend të parë është vendosur PDK-ja me 35.5%, VV-ja në të dytin (22.2%) e LDK-ja në të tretin (21.5%).

Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinës online të kërkimit “Google”, edhe për sondazhin e pretenduae që paraqitet në imazhin e dytë, duke kërkuar me fjalët kyçe “sondazhi i fundit për zgjedhjet në Kosovë” dhe “PDK: 28.2%, VV:27.01%, LDK:24.5%, AAK:13.9 dhe subjektet tjera me 6.39%”. Mirëpo, rezultatet nuk shfaqin një sondazh të tillë.

Hibrid.info po ashtu ka kontrolluar edhe faqen e kompanisë nga e cila pretendohet se u realizua sondazhi në fjalë,  “Global Survey on Sustainability and the SDGs”, ku nuk është gjetur asnjë e dhënë për Kosovën.


Rreth sondazheve

Sondazhi i fundit (17 dhjetor) që u qarkulloi në media ishte nga kompania “UBO Consulting”, e cila sqaroi se sondazhi për partitë politike është bërë nga shërbimi OMNIBUS.

Të dhënat e këtij sondazhi paraqesin përqindje tjera nga ato të paraqitura nga llogaritë e lartcekura në TikTok (shih fotografinë më poshtë).

Hibrid.info e ka trajtuar edhe njëherë sondazhin e pretenduar në imazhin e parë, kurse i dyti imazh është trajtuar në dy raste (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Sondazhet e pretenduara, që tregojnë PDK-në si të parën, janë jokredibile dhe të manipuluara.

Sondazhi i fundit ishte nga kompania “UBO Consulting”, e cila sqaroi se sondazhi për partitë politike është bërë nga shërbimi OMNIBUS.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Mashtrim” dhe “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere