Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

SMS mashtrues që imiton një postë private në Kosovë

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Një mesazh i shkurtër elektronik (SMS) u është dërguar qytetarëve të Kosovës të mërkurën (28 janar) me pretendimin se është nga qendra e postës private “DHL Express” në Kosovë.

Në këtë SMS shkruan: “Paketa juaj DHL nuk mund të dorëzohet për shkak të një adrese të paplotë ose të pasaktë. Paketa mbahet përkohësisht në qendrën e DHL Express në Kosovë”, ndërsa më pas bëhet thirrje që të klikohet një vegëz për të përditësuar informacionin e adresës suaj në mënyrë që “pakoja” të ri-dërgohet.

Çka nuk shkon me këtë SMS?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se SMS është dërguar nga një email privat e jo nga email zyrtar i postës “DHL” në Kosovë, si dhe vegëza (linku) e paraqitur në përmbajtje është mashtruese.


Hibrid.info së pari verifikoi dërguesin e këtij SMS-i, i cili nuk ka të bëjë me postën DHL në Kosovë. Email-i dërguesit është “finley3169@icloud.com”, ndërsa në faqen zyrtare në Facebook të postës DHL në Kosovë, figuron email tjetër “info@3plog.net”. (shih këtu)


Hibrid.info ka klikuar në vegëzën e paraqitur në SMS, por që Chrome (shfletues interneti i Google) ka cilësuar atë si ueb-faqe e dyshimtë.

“Sulmuesit në faqen që u përpoqët të vizitonit mund t’ju mashtrojnë që të instaloni programe ose të zbuloni informacione si fjalëkalimet, numrin e telefonit apo numrat e kartës së kreditit. Chrome rekomandon fuqishëm që të ktheheni në një faqe të sigurt”.

“Chrome ka veçori të integruara sigurie për t’ju mbrojtur gjatë shfletimit, si Google Safe Browsing, i cili së fundmi ka zbuluar phishing në faqen që u përpoqët të vizitonit. Faqet e phishing-ut shtiren si faqe të tjera për t’ju mashtruar”.

Edhe platformat për verifikimin e ueb-faqeve si “Scamdoc.com” e “Scamadviser.com” e kanë cilësuar këtë ueb-faqe si të dyshimtë dhe mashtruese.


Çka është “Phishing”?

Phishing është një metodë mashtrimi ku sulmuesit përpiqen të marrin informacione personale ose financiare nga viktimat duke u paraqitur si burime të besueshme, zakonisht përmes email-eve, mesazheve ose faqeve të rreme në internet (shih këtu).


Ueb-faqja mashtruese në këtë SMS është “ksdhl.com/help”. Ndërsa ueb-faqja zyrtare e postës DHL në Kosovë është “mydhl.express.dhl/kv”.


Analiza:

Qytetarëve të Kosovës u është dërguar një SMS mashtrues që pretendon se vjen nga DHL Express në Kosovë, duke i njoftuar rrejshëm për një “pako” që nuk mund të dorëzohet për shkak të adresës së paplotë dhe duke i ftuar të klikojnë në një vegëz për përditësim të të dhënave.

Pas verifikimit nga hibrid.info, u vërtetua se mesazhi (SMS) nuk është dërguar nga DHL, por nga një email privat, ndërsa vegëza e përfshirë në të është mashtruese. Kjo ueb-faqe është cilësuar si e rrezikshme nga shfletuesi Chrome dhe nga platformat e verifikimit të faqeve, të cilat paralajmërojnë për rrezik phishing.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje (SMS) si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere