Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi i pasaktë për valën e dytë të COVID-19 dhe mbyllje

HIBRID

Portali i dyshimtë “Thedailybarta24.com”, ka publikuar një lajm në titullin e të cilit shkruan për shpërthimin e valës së dytë të virusit Korona, si dhe karantinën që pritet të zgjatë dy muaj.

Ky artikull përmban titull të rremë dhe nuk ka të bëjë me tekstin brenda. Përmbajtja e këtij teksti është e pjesshme dhe flet për masat e izolimit që kanë filluar të hiqen në disa vende evropiane.


Teksti origjinal i publikuar në portalin Thedailybarta24.com:

LAJMI I FUNDIT – Ja kur pritet të shpërthejë vala e dytë e Koronavirusit dhe karantinë 2 muajshe?

Fillimisht dukej sikur masat e izolimit do të zgjasnin së tepërmi, mbase deri në fund të pushimeve verore. Kështu ishte deri para rreth dy javësh. Mandej, krejt papritmas, moti ndryshoi – si në aspektin atmosferik, ashtu edhe atë metaforik. Kufizimet kanë nisur tani të hiqen në Gjermani, Spanjë, Greqi dhe gjetkë. / Ju ftojmë që ta hapni marketingun për 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive!

Fillimisht dukej sikur masat e izolimit do të zgjasnin së tepërmi, mbase deri në fund të pushimeve verore. Kështu ishte deri para rreth dy javësh. Mandej, krejt papritmas, moti ndryshoi – si në aspektin atmosferik, ashtu edhe atë metaforik. Kufizimet kanë nisur tani të hiqen në Gjermani, Spanjë, Greqi dhe gjetkë. / Ju ftojmë që ta hapni marketingun për 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive!


Analizë:

Titulli i këtij lajmi është i rremë dhe ngjallë frikë te lexuesit, si dhe nuk përkon me tekstin brenda. Gjithashti, titulli i këtij artikulli është bërë në atë formë për të nxitur lexuesit të klikojnë postimin e plotë. Për këtë arsye, ky artikull kategorizohet si “Lajm i rremë”, “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere