Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka ndonjë lajm të tmerrshëm për vaksinat

HIBRID

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka publikuar një artikull me titull “Vjen Lajmi I TMERRSHEM Në Lidhje Me Vaksinimin Në Kosovë..”.

Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli të jetë tendencioz i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes në tekst.

Ky portal i dyshimtë ka marrë njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila përmes faqes zyrtare në Facebook, ka lajmëruar qytetarët në Komunën e Prishtinës se “në qendrën e vaksinimit në ‘1 Tetor’ në Prishtinë nuk do të ketë vaksinime kundër COVID-19 gjatë ditëve të fundjavës dhe në ditët në vijim, meqë, dozat e parapara për vaksinim në këtë qendër të vaksinimit, janë dhënë që të gjitha”.

Pra, nuk ka asnjë lajm të “tmerrshëm” në lidhje me vaksinimin në Kosovë siç pretendohet rrejshëm në titullin e artikullit të publikuar në “postlajme.net”.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “postlajme.net”:

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët në Komunën e Prishtinës se në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë nuk do të ketë vaksinime kundër COVID-19 gjatë ditëve të fundjavës dhe në ditët në vijim, meqë, dozat e parapara për vaksinim në këtë qendër të vaksinimit, janë dhënë që të gjitha, raporton Koha.net.

“Vaksinimi në këtë qendër do të fillojë kur të arrijnë doza të tjera, derisa në ato komuna (QKMF) ku ka ende doza të pa administruara, vaksinimi do të vazhdojë ditët në vijim, deri në dhënien e të gjitha dozave në dispozicion”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Vegëza e artikullit të publikuar në “postlajme.net”:

https://www.postlajme.net/45849?33&fbclid=IwAR1mjlhUETTgvwCvR5asYANXMOebNUTDhPBWmzL9AUjNsljWzcbGVJWi79M


Më poshtë mund të gjeni vegzën e njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë:

https://www.facebook.com/Ministria.Shendetesise.RKS/posts/1973327486158162


Analiza:

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka përdorur njoftimin nga Ministria e Shëndetësisë, në të cilin bëhet e ditur se në Prishtinë nuk do të ketë më vaksinime në ditët në vazhdim, pasi dozat e parapara për vaksinim në këtë qendër janë dhënë të gjitha.

E këtij njoftimi, i është vënë titull i sajuar dhe tendencioz, duke pretenduar rrejshëm se lexuesit do t’u servohet një lajm i “tmerrshëm” rreth vaksinimit në Kosovë.

Ky shkrim është shpërndarë edhe në faqen “33shi.com” në Facebook, e cila numëron afër 50 mijë ndjekës.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere