Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet sondazh i rremë për partitë politike

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Nëpërmjet një publikimi në TikTok është pretenduar për sondazh të kryer lidhur me partitë politike në Kosovë, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

“Referndumi popullit sondazhi funditë” është mbishkrimi i vendosur mbi një imazh që rendit katër partitë aktuale parlamentare në një listë që pretendohet të jetë me rezultatet e sondazhit. Publikimi u bë nga llogaria me emrin “mentor.g.me” në TikTok, të hënën (21 tetor).

Në fotografi, që pretendohet të jenë rezultatet e një sondazhi, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) del të jetë e para me 38 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 22 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 15 për qind dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 10 për qind.

E vërteta?

Hibrid.info ka përdorur makinën online të kërkimit “google.com” për të hulumtuar për sondazhin e pretenduar. Pas përdorimit të fjalëve kyçe “sondazhi i fundit për zgjedhjet në Kosovë” dhe “PDK 38%, LDK 22%, AAK 15% dhe LVV 10%” nuk janë shfaqur rezultate të bazuara në mediume kredibile a organizata që merren me sondazhe.

Publikimi deri në momentin e trajtimit nga hibrid.info i ka marrë mbi 21 mijë shikime dhe mbi 350 komente.

Rreth sondazheve

Sondazhi është hetim paraprak për të njohur një gjendje, mendimet a qëndrimet për diçka të caktuar. Në këtë metodë statistikore nxirren rezultate bazuar në studimin e një pjese të popullatës, që quhet mostër.

Dy sondazhet për të cilat ka pasur publikime muajve të fundit janë ai i prillit, kur “reporteri.net” publikoi disa të dhëna për të cilat raportoi se janë marrë nga një sondazh i kryer nga kompania “UBO Consulting” dhe ai qershorit kur “albanianpost.com” publikoi sondazh të realizuar nga kompania “Source” në bashkëpunim me këtë portal. Të dhënat e dy sondazheve tregonin përqindje tjera për Lëvizjen Vetëvendosje.

Javëve të fundit janë shtuar publikimet me pretendime për sondazhe për zgjedhjet. Hibrid.info ka verifikuar disa të tilla. (shih disa këtukëtu dhe këtu)

Analiza:

Llogaria me emrin “mentor.g.me” në TikTok ka pretenduar për publikimin e një sondazhi të fundit.

Hibrid.info ka përdorur “google.com” dhe ka verifikuar se nuk ka pasur asnjë publikim me pretendimin e tillë në asnjë burim kredibil informacioni.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere