Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet sondazh i rremë për zgjedhjet parlamentare

HIBRID

Shkroi: Endrit Berisha

Nëpërmjet një publikimi në TikTok është pretenduar për një sondazh lidhur me zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 9 shkurt 2025 në Kosovë. Publikimi u bë nga llogaria “mevetevendosje” më 22 shtator.

Fotografia e publikuar paraqet listën e katër partive parlamentare dhe përqindjet që supozohet se kanë dalë nga sondazhi. Në këtë sondazh të pretenduar, prin Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 48.8%, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19%, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 18% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 6%. “Pasi që ta shohin këtë sondazh opozita, kan me mar Malin” është mbishkrimi i vendosur në fotografi. E sipas pretendimit, ky sondazh, siç thuhet, është kryer në shtator, pa llogaritur votat nga diaspora.

Çka nuk shkon me këtë publikim?

Sondazhi i pretenduar është i rremë. Hibrid.info ka verifikuar në motorin online të kërkimit “Google” dhe nuk është gjetur asnjë burim kredibil që tregon për sondazh me të dhëna të tilla. Me kërkimin me fjalët kyçe “sondazhi, shtator, Kosovë, 2025” nuk ka ndonjë publikim me burim kredibil e që paraqet sondazh të kryer ja publikuar në muajin e fundit.


Hibrid.info ka kërkuar në “Google” edhe me rezultatet e pretenduara “LVV 48.8% PDK 19% LDK 18% AAK 6%” në opsionin për artikujt në muajin e fundit. Rezultati sërish i njëjtë: Asnjë publikim me burim kredibil.

Publikimi në TikTok deri tash ka marrë gati 10 mijë shikime, mbi 130 pëlqime e 47 komente.

Çka do të thotë sondazh?

Sondazhi është hetim paraprak për të njohur një gjendje, mendimet a qëndrimet për diçka të caktuar. Në këtë metodë statistikore nxirren rezultate bazuar në studimin e një pjese të popullatës, që quhet mostër.

Dy sondazhet për të cilat ka pasur publikime muajve të fundit janë ai i prillit, kur “reporteri.net” publikoi disa të dhëna për të cilat raportoi se janë marrë nga një sondazh i kryer nga kompania “UBO Consulting” dhe ai qershorit kur “albanianpost.com” publikoi sondazh të realizuar nga kompania “Source” në bashkëpunim me këtë portal. Të dhënat e dy sondazheve tregonin përqindje tjera për partitë në fjalë.


Javëve të fundit janë shtuar publikimet me pretendime për sondazhe për zgjedhjet. Hibrid.info ka verifikuar disa të tilla. (shih disa këtu, këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Llogaria me emrin “mevetevendosje” në TikTok ka publikuar sondazh të rremë për zgjedhjet parlamentare 2025.

Hibrid.info ka përdorur “google.com” dhe në disa mënyra të ndryshme të kërkimit ka verifikuar se nuk ka pasur publikim me pretendimin e tillë në asnjë burim kredibil informacioni.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Lajm i rremë

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere