[email protected]
Sputnik në gjuhën serbe publikon anketë me pretendime të pavërteta për qëllimin e “Defender Europe 23”
shape
shape
shape

Medium rus “Sputnik” në shërbimin serbisht ka publikuar një anketë sot (23 maj)  lidhur me mesazhin politik të stërvitjeve të mëdha të NATO-s në Kosovë?

Në listën përzgjedhëse mediumi rus vendos disa pretendime se: shteti i rremë (pra Kosova) do të jetë anëtari i ardhshëm i NATO-s; presion ndaj Serbisë për të hequr dorë nga Kosova; frikësimi i serbëve në Kosovë, dhe manifestim i forcës për të treguar se kush është “shefi” në Ballkanin Perëndimor.

Pas verifikimi të fakteve nga hibrid.info është gjetur se qëllimi politik e organizimit të stërvitjeve të përbashkëta të partnerëve dhe aleatëve nuk korrespondon me pretendimet e lartcekura.

Vegëza e anketës së publikuar në “Sputnik”:

https://lat.sputnikportal.rs/20230523/sta-je-politicka-poruka-velikih-nato-vezbi-na-kosovu-i-metohiji-1156066162.html


Anketa e Sputnik-ut në gjuhën serbe është publikuar edhe në kanalin në telegram të këtij mediumi. (këtu)


Përderisa anketa e këtij mediumi rus në gjuhën serbe ngritë disa dilema të pabazuar për qëllimin e këtij ushtrimi ushtarak të NATO-s me aleat e partnerë, këta të fundit japin sqarimin e plotë të arsyes, duke e argumentuar në detaje.

“Defender Europe” është një stërvitje vjetore e përbashkët shumëkombëshe e drejtuar nga Komanda Evropiane e SHBA, e krijuar për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë midis aleatëve dhe partnerëve të SHBA-së dhe NATO-s. Natyra e tyre është mbrojtëse dhe fokusohet në parandalimin e agresionit. (këtu)

Dëshmi tjera që tregojnë për qëllimin dhe misionin e këtij ushtrimi janë edhe qëndrimi zyrtar i Pentagonit (këtu), që tregon për përmbajtjen shumëkombëshe të kësaj veprimtarie ushtarake, ku pjesëmarrës janë partnerët dhe aleatët edhe nga Ballkani Perëndimor. Në “Defender Europe 2023” si vend pritës janë Shqipëria dhe Kosova dhe marrin pjesë 24 mijë ushtarakë të forcave të armatosura të 25 vendeve të NATO-s dhe vendeve partneret të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. (këtu)

Nuk është hera e parë që Kosovë është vend pritës i këtyre stërvitjeve ushtarake. Në stërvitjen ushtarake “Defender Europe 21” në mesin 12 shteteve në të cilat u zhvilluan stërvitjet bënte pjesë edhe Kosova. Ky organizim si qëllim kishte demonstrimin e aftësisë së SHBA-së dhe NATO-së për të shërbyer si një partner strategjik i sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të Zi (këtu)

Qëllimi i organizimit të këtyre stërvitjeve në Ballkanin Perëndimor është shërbimi si një partner strategjik i sigurisë në këtë zonë dhe jo për frikësimin e serbëve në Kosovë, apo presionin ndaj Serbisë për të hequr dorë nga Kosova, apo edhe manifestimin e forcës për të treguar se kush është “shefi” në Ballkanin Perëndimor. Organizimi pjesë e planifikuar që në vitin 2021 ku dhe është bërë e ditur se Kosova do të jetë një nga pjesëmarrësit dhe vendet pritëse.


Analiza:

Faktet dëshmojnë se qëllimi politik i stërvitjeve ushtarake “Defender Europe 23” është shërbimi si një partner strategjik i sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe jo për frikësimin e serbëve në Kosovë, apo presionin ndaj Serbisë për të hequr dorë nga Kosova, apo edhe manifestimin e forcës për të treguar se kush është “shefi” në këtë zonë.

Bazuar në metodologjinë e punës hibrid.info vlerëson se këto pretendime vlerësohen si “spin”. Kjo për faktin se ky medium, për kësaj ankete, synon të dezorientojë lexuesit dhe të i ofrojë lexuesve opsione që rezultojnë pretendime jo të bazuara në fakte.


Vlerësimi:

Vlerësimi “Spin” i jepet një raporti mediatik me të cilin autori përpiqet të largojë vëmendjen e publikut nga disa përmbajtje ose fakte të tjera që raportohen në media në atë kohë. Karakteristikë e raporteve të tilla në media është përpjekja që ato të ndodhin kryesisht si reagim ndaj një raporti tjetër mediatik ose një ngjarje aktuale nga e cila dikush dëshiron të largojë vëmendjen, dhe e cila është e pafavorshme për disa akterë, kryesisht politikë. Ky vlerësim është pra specifik për faktin se mund të varet nga faktorë të jashtëm, siç janë rastet kur një medium i veçantë injoron lajmet e tanishme të pafavorshme nga njëra anë, dhe në të njëjtën kohë publikon përmbajtje që është e pafavorshme nga ana tjetër.

Share With Others