[email protected]
Sputnik pretendon pa fakte se vendimi për ndalimin e referendumit serb në Kosovë nuk është marr nga Prishtina por nga shtetet perëndimore
shape
shape
shape

Mediumi shtetëror rus “Sputnik” në gjuhën serbe ka publikuar në artikull përmes së cilit pretendon se vendimi për moslejimin e mbajtjes së referendumit e Serbisë për ndryshime kushtetuese në territorin e Kosovës, është vendim i nga Qeveria e Kosovës por nga aleatët, duke aluduar në SHBA-të.

Ky pretendim fillimisht ngritur përmes titullit të artikullit të këtij mediumi ku shkuan -“Gjithçka qartësohet: Vendimi i Prishtinës, çfarë nuk është parë që nga viti 1999 – krijuesit e idesë janë në Perëndim” (shih këtu), që bazohet vetëm në opinionin e Nebojsha Çoviqit, ish-kryetar i Qendrës Koordinuese për Kosovë, organ ky që kishte funksionuar në kuadër të Qeverisë së Serbisë.

Në këtë artikull, përveç idesë së Çoviqit, nuk përmendet asnjë fakt i besueshëm që e mbështetë pretendimin e bërë përmes titullit.

Pjesë të artikullit të publikuar në “Sputnik”, të përkthyera në shqip:

Në një bisedë për Sputnik, Nebojsha Çoviq, ish-shefi i Qendrës Koordinuese për Kosovë dhe Metohi, kujton se diçka e tillë po ndodh për herë të parë.

“Kam pasur rastin ta bëj atë punë dhe diku në nëntor të vitit 2001, në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes me përfaqësuesin special të atëhershëm, serbët dolën për herë të parë në zgjedhje. Me sa mbaj mend, viti 2006 ishte një referendum ku morën pjesë edhe serbët. Kjo që po bën tani Albin Kurti është rezultat i mirëkuptimit të tij se është mirë që çdo ditë të shoqërohet me një provokim të ri. Mirëpo, ai nuk është figura kryesore, por adresat reale janë UNMIK-u, OSBE-ja, BE-ja, EULEX-i, e nëse duam në aspektin e sigurisë KFOR-i. Asnjëri prej tyre nuk bëri asgjë”.

Ai thotë se ky nuk është as interesi dhe as qëllimi i tyre, gjë që shpjegohet me faktin se përderisa amerikanët po vendosin njëkohësisht sanksione ndaj atyre që kinse destabilizojnë proceset e paqes dhe paqes, ata heshtin për ngjarjet në Kosovë dhe Metohi. Prishtina nuk punon më vete, shton Çoviq, por është në funksion të kontraktorit, ndërsa qendra apo qendrat e vendimmarrësve, ku është projektuar gjithçka, janë në vende të tjera.

Artikulli i publikuar nga Sputnik

Mirëpo, pretendimi i bërë në këtë artikull, del të jetë vetëm një aludim i pabazuar në fakte.

Në fakt, vendimi i ndërmarr nga Qeveria e Kosovës që të mos lejohet organizimi i këtij referendumi në Kosovë, në ndërmjetësim të misionit të OSBE-së, është kundërshtuar nga shtetet kryesore perëndimore që e kanë njohur Kosovën,  të njohura si shtetet e Quint-it dhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë. (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi i bërë në artikullin e Sputnik-ut në gjuhën serbe se vendimi për moslejimin e organizimit të referendumit për ndryshime kushtetuese në Serbi, nuk është ndërmarr nga autoritetet kosovare por nga misionet ndërkombëtare në Kosovë dhe shtetet aleate, me theks të veçantë SHBA-të, mbështetët vetëm në një opinion.

Ndërsa, në kundërshtim me këtë pretendim janë të gjitha faktet, të trajtuar në këtë kontroll të fakteve.

Duke qenë se ky pretendim bazohet vetëm në teoritë dhe opinionet e një ish-zyrtari serb hibrid.info, bazuar në metodologjinë e punës, e vlerëson këtë artikull si “Teori Konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others